© 2023 ECMI KOSOVA - All rights reserved.

Projekti i ri i ECMI Kosovës në fushën e shëndetit riprodhues​

Më 1 maj 2021, ECMI Kosova filloi implementimin e projektit CARES 2 – Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues 2, i cili ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e shërbimeve në sektorin e shëndetit riprodhues dhe të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e mbrojtjes dhe parandalimit të kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës, me vëmendje të veçantë të përqendruar në grupet e cenueshme në rajonin e Dukagjinit.

Read More

Invitation No: ECMI/HR/Audit/01/2020

Invitation No: ECMI/HR/Audit/01/2020

Contract title: Auditing Services for Human Rightivism Project for the period from January 1, 2020 – December 31, 2020

Read More

PAJISJE TË REJA PËR QENDRAT SHËNDETËSORE NË PJESËN VERI-PERËNDIMORE TË KOSOVËS.

Sot, pajisje të reja për mbrojtjen e shëndetit riprodhues u prezantuan dhe u dorëzuan zyrtarisht në rajonin e Duakgjinit, të cilat u blenë për qendrat shëndetësore të Spitalit Rajonal të Pejës dhe Gjakovës si dhe për qendrat kryesore të mjekësisë familajre në Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan në kuadër të projektit CARES, i cili po zbatohet në Kosovë nga ECMI Kosova.

Read More

Kumtesë për shtyp

Në kuadër të projektit CARES, më 16 dhe 17 Dhjetor, u organizua Konferenca për Përmirësimin e Shëndetit Riprodhues me qëllim shkëmbimin e përvojave, mendimeve, modeleve të praktikave më të mira dhe mësimeve të marra përsa i përket përmirësimin e shëndetit riprodhues, ngritjen e vetëdijes për këtë temë dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë fushë.

Për më shumë klikoni në këtë link.

Read More

ECMI Kosova publikon Kumtesë për media “ECMI KOSOVA SHËNON MUAJIN TETOR SI MUAJI NDËRKOMBËTAR I VETËDIJËSIMIT PËR KANCERIN E GJIRIT: 01-31 TETOR”

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Ju lutem gjeni kumtesën e plotë në këtë link.

Read More

ECMI KOSOVA shënon javën e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës

Më 1 Mars, 2019 Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë, (ECMI Kosovo) filloi zbatimin e projektit tetëmbëdhjetë (18) mujorë “Veprimet ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues“ të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit riprodhues të grave në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Gjakovë në Kosovë me theks të veçantë duke i targetur gratë nga grupet e cënueshme dhe të margjinalizuara. Në mënyrë të veçantë, ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të shëndetit riprodhues dhe ndërgjegjësimin e popullatës për mbrojtjen e shëndetit riprodhues.

Për shënimin e javës kundër kancerit të qafës së mitrës ECMI Kosova në kuadër të projektit CARES është duke organizuar një sërë aktivitetesh. Më shumë rreth aktiviteteve mund të lexoni këtu.

Read More