Kërkohet Veprim për Përfaqësim të Drejtë në REKOS 2023!
Përderisa Kosova po përgatitet për procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave (REKOS 2023), ECMI Kosova shpreh shqetësimin e saj mbi raportimet e asistentëve të saj ligjor për një mungesë të dukshme të përfaqësimit të komuniteteve jo-shumicë në mesin e regjistruesve dhe mbikëqyrësve të angazhuar në këtë proces. Deri më tani, është vënë re se pozitat që janë plotësuar tashmë reflektojnë një përfaqësim të pamjaftueshëm të këtyre komuniteteve.
Ligji Nr. 08/L-114, i cili rregullon procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, përcakton se Komisioni Komunal i Regjistrimit (KKR) duhet të formohet në çdo komunë të Kosovës. Ky komision duhet të reflektojë strukturën etnike të popullsisë, duke u bazuar në dispozitat ligjore që garantojnë përfaqësimin e drejtë të komuniteteve jo-shumicë.
Në këtë kontekst, ECMI Kosova u bën thirrje Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe organeve të tjera relevante që të marrin masa të menjëhershme për të siguruar se procesi i përzgjedhjes së koordinatorëve, monitoruesve, mbikëqyrësve dhe regjistruesve përfshin individë nga komunitetet jo-shumicë. Është esenciale që të sigurojmë përfshirjen e individëve nga komunitetet jo-shumicë në këto role kyçe, për të garantuar një proces transparent, të drejtë dhe të besueshëm.
Kjo iniciativë avokuese po organizohet në kuadër të projektit HumanRightivism, i zbatuar nga ECMI Kosovo dhe menaxhohet nga Fondi i Zhvillimit të Komunitetit-CDF dhe financohet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë.
—
Dok se Kosovo priprema za proces popisa stanovništva, domaćinstava i stanova (REKOS 2023), ECMI Kosovo izražava zabrinutost zbog izveštaja svojih pravnih pomoćnika o očiglednom nedostatku zastupljenosti nevećinskih zajednica među popisivačima i nadzornicima angažovanim u ovom procesu . Do sada je primećeno da već popunjena mesta odražavaju nedovoljnu zastupljenost ovih zajednica.
Zakon br. 08/L-114, koji reguliše proces registracije stanovništva, domaćinstava i stanovanja, utvrđuje da se u svakoj opštini Kosova mora formirati Opštinska komisija za registraciju (KKR). Ova komisija treba da odražava etničku strukturu stanovništva, zasnovanu na zakonskim odredbama koje garantuju pravičnu zastupljenost nevećinskih zajednica.
U tom kontekstu, ECMI Kosovo poziva Kosovsku agenciju za statistiku i druga relevantna tela da preduzmu hitne mere kako bi osigurali da proces izbora koordinatora, posmatrača, nadzornika i registratora uključuje pojedince iz nevećinskih zajednica. Neophodno je osigurati uključivanje pojedinaca iz nevećinskih zajednica u ove ključne uloge, kako bi se garantovao transparentan, pošten i kredibilan proces.
Ova inicijativa javnog zastupanja se organizuje u okviru projekta HumanRightivism, koji sprovodi ECMI Kosovo i kojim upravlja Fond za razvoj zajednice-CDF i finansira Ambasada Švedske u Prištini.