ECMI KOSOVA shënon javën e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës
Më 1 Mars, 2019 Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë, (ECMI Kosovo) filloi zbatimin e projektit tetëmbëdhjetë (18) mujorë “Veprimet ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues“ të financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e shëndetit riprodhues të grave në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Gjakovë në Kosovë me theks të veçantë duke i targetur gratë nga grupet e cënueshme dhe të margjinalizuara. Në mënyrë të veçantë, ky projekt ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të shëndetit riprodhues dhe ndërgjegjësimin e popullatës për mbrojtjen e shëndetit riprodhues.
Për shënimin e javës kundër kancerit të qafës së mitrës ECMI Kosova në kuadër të projektit CARES është duke organizuar një sërë aktivitetesh.