Projekti i ri i ECMI Kosovës në fushën e shëndetit riprodhues
Më 1 maj 2021, ECMI Kosova filloi implementimin e projektit CARES 2 – Aktivitetet Ndërkufitare në Sektorin e Shëndetit Riprodhues 2, i cili ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e shërbimeve në sektorin e shëndetit riprodhues dhe të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e mbrojtjes dhe parandalimit të kancerit të gjirit dhe qafës së mitrës, me vëmendje të veçantë të përqendruar në grupet e cenueshme në rajonin e Dukagjinit.