Transporti i Qëndrueshëm: Rruga drejt Qyteteve të Gjelbra
Transporti është një nga sektorët që kontribuon më së shumti në ndotjen e ajrit dhe në ndryshimet klimatike. Për të reduktuar ndikimin mjedisor, është e nevojshme të promovojmë forma të transportit të qëndrueshëm si ecja, çiklizmi, transporti publik dhe automjetet elektrike.
Qytetet që investojnë në rrjete të sigurta për biçikleta, linja efikase të autobusëve dhe infrastruktura për këmbësorë, jo vetëm që ulin ndotjen por edhe përmirësojnë cilësinë e jetës së banorëve.
Transporti i qëndrueshëm ndihmon në uljen e trafikut, në përmirësimin e shëndetit publik dhe në krijimin e hapësirave më të gjelbra urbane. Është koha që të gjithë të zgjedhim mënyra më të pastra dhe më të shëndetshme për të udhëtuar.
ECMI Kosovo implementon projektin “Cross-Border Green Deal / Marrëveshja e Gjelbër Ndërkufitare”, aktivitetet kryesore të këtij projekti janë: Prokurimi i paisjeve për kompanitë e shërbimeve komunale dhe inspektimit; Trajnime për punonjësit e kompanive të shërbimeve komunale dhe inspektimit; Prokurimi dhe vendosja e ishujve të gjelbër me tabela informacioni; Seminare mbi praktikat e mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Prezantimet e praktikave të mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Publikim mbi Praktikën e Mirë të BE-së në Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta; Hulumtimi mbi strukturën e mbetjeve në disa nga komunat e synuara dhe mundësitë për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve etj.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë* 2014-2020. Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi, specifikisht komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Gjakovë dhe Junik në Kosovë.
Ky njoftim u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohët si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.
*Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.