© 2023 ECMI KOSOVA - All rights reserved.

Latest News

European Centre for Minority Issues in KosovoLatest NewsStudies and HandbooksRuajtja e Biodiversitetit: Thelbësore për Ekuilibrin e Natyrës

Ruajtja e Biodiversitetit: Thelbësore për Ekuilibrin e Natyrës

Biodiversiteti është pasuria më e madhe e planetit tonë. Ai përfshin të gjitha format e jetës – bimët, kafshët, mikroorganizmat – dhe ekosistemet që i mbështesin ato. Fatkeqësisht, sot biodiversiteti është nën kërcënim nga shpyllëzimi, ndotja, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i pakontrolluar urban.

Ruajtja e biodiversitetit është jetike për stabilitetin e natyrës dhe për mbijetesën e njeriut. Ekosistemet e pasura kontribuojnë në prodhimin e ushqimit, pastrimin e ajrit dhe ujit, dhe në ruajtjen e klimës së qëndrueshme. Çdo specie ka rolin e saj unik dhe zhdukja e tyre mund të shkaktojë pasoja të pakthyeshme.

Ne mund të ndihmojmë duke mbrojtur habitatet natyrore, duke mbështetur praktikat e qëndrueshme bujqësore dhe duke mos kontribuar në tregtinë e paligjshme të specieve të rrezikuara. Ruajtja e biodiversitetit është ruajtja e jetës sonë.

ECMI Kosovo implementon projektin “Cross-Border Green Deal / Marrëveshja e Gjelbër Ndërkufitare”, aktivitetet kryesore të këtij projekti janë: Prokurimi i paisjeve për kompanitë e shërbimeve komunale dhe inspektimit; Trajnime për punonjësit e kompanive të shërbimeve komunale dhe inspektimit; Prokurimi dhe vendosja e ishujve të gjelbër me tabela informacioni; Seminare mbi praktikat e mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Prezantimet e praktikave të mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Publikim mbi Praktikën e Mirë të BE-së në Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta; Hulumtimi mbi strukturën e mbetjeve në disa nga komunat e synuara dhe mundësitë për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve etj.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë* 2014-2020. Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi, specifikisht komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Gjakovë dhe Junik në Kosovë.

Ky njoftim u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohët si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

*Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Request file?

Please confirm that you want to request this file.