Roli i Edukimit Mjedisor në Ndryshimin e Qëndrimeve
Edukimi mjedisor është themeli për krijimin e një shoqërie të përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme ndaj mjedisit. Ai ndihmon individët, veçanërisht të rinjtë, të kuptojnë rëndësinë e mbrojtjes së natyrës dhe të zhvillojnë zakone të qëndrueshme.
Kur fëmijët mësojnë që në shkollë për riciklimin, kursimin e energjisë dhe ruajtjen e burimeve natyrore, ata rriten me ndjeshmëri më të lartë ndaj çështjeve mjedisore. Ky edukim ndikon në zgjedhjet e tyre të përditshme dhe formon breza të cilët janë të gatshëm të mbrojnë planetin.
Fushatat informuese, aktivitetet praktike në natyrë dhe përfshirja e komunitetit janë mënyra të efektshme për të forcuar edukimin mjedisor. Vetëm përmes një kulture të qëndrueshme mund të sigurojmë një të ardhme më të mirë.
ECMI Kosovo implementon projektin “Cross-Border Green Deal / Marrëveshja e Gjelbër Ndërkufitare”, aktivitetet kryesore të këtij projekti janë: Prokurimi i paisjeve për kompanitë e shërbimeve komunale dhe inspektimit; Trajnime për punonjësit e kompanive të shërbimeve komunale dhe inspektimit; Prokurimi dhe vendosja e ishujve të gjelbër me tabela informacioni; Seminare mbi praktikat e mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Prezantimet e praktikave të mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Publikim mbi Praktikën e Mirë të BE-së në Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta; Hulumtimi mbi strukturën e mbetjeve në disa nga komunat e synuara dhe mundësitë për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve etj.
Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë* 2014-2020. Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi, specifikisht komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Gjakovë dhe Junik në Kosovë.
Ky njoftim u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohët si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.
*Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.