© 2023 ECMI KOSOVA - All rights reserved.

Latest News

European Centre for Minority Issues in KosovoLatest NewsStudies and HandbooksPse Është e Rëndësishme të Përdorim Produktet Lokale

Pse Është e Rëndësishme të Përdorim Produktet Lokale

Përdorimi i produkteve lokale ka përfitime të shumta për mjedisin dhe ekonominë. Produktet që prodhohen afër reduktojnë nevojën për transport të gjatë, duke ulur ndotjen nga automjetet dhe emetimet e gazrave serë.

Mbështetja e bujqësisë dhe prodhimit lokal ndihmon në ruajtjen e vendeve të punës dhe forcon komunitetet. Për më tepër, produktet lokale janë shpesh më të freskëta, më të shëndetshme dhe me më pak paketim plastik.

Duke zgjedhur produktet e vendit tonë, jo vetëm që kontribuojmë në zhvillimin ekonomik, por gjithashtu ndihmojmë në ruajtjen e mjedisit dhe në krijimin e një zinxhiri furnizimi më të qëndrueshëm.

ECMI Kosovo implementon projektin “Cross-Border Green Deal / Marrëveshja e Gjelbër Ndërkufitare”, aktivitetet kryesore të këtij projekti janë: Prokurimi i paisjeve për kompanitë e shërbimeve komunale dhe inspektimit; Trajnime për punonjësit e kompanive të shërbimeve komunale dhe inspektimit; Prokurimi dhe vendosja e ishujve të gjelbër me tabela informacioni; Seminare mbi praktikat e mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Prezantimet e praktikave të mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Publikim mbi Praktikën e Mirë të BE-së në Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta; Hulumtimi mbi strukturën e mbetjeve në disa nga komunat e synuara dhe mundësitë për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve etj.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë* 2014-2020. Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi, specifikisht komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Gjakovë dhe Junik në Kosovë.

Ky njoftim u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohët si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

*Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Request file?

Please confirm that you want to request this file.