© 2023 ECMI KOSOVA - All rights reserved.

Latest News

European Centre for Minority Issues in KosovoLatest NewsStudies and HandbooksPse Duhet të Reduktojmë Përdorimin e Plastikës një Përdorimshme

Pse Duhet të Reduktojmë Përdorimin e Plastikës një Përdorimshme

Produktet plastike me një përdorim janë ndër ndotësit më të mëdhenj të planetit tonë. Qeset plastike, shishet, gotat dhe ambalazhet e përdorura vetëm një herë përfundojnë në deponi, lumenj dhe dete, duke dëmtuar rëndë ekosistemet.

Reduktimi i përdorimit të plastikës një përdorimshme është i domosdoshëm për të parandaluar ndotjen mjedisore dhe për të mbrojtur jetën detare. Alternativat e qëndrueshme, si çantat pëlhure, shishet e ripërdorshme dhe paketimet biodegradueshme, duhet të bëhen pjesë e përditshmërisë sonë.

Qeveritë dhe bizneset gjithashtu duhet të marrin masa për të kufizuar prodhimin dhe shpërndarjen e plastikës një përdorimshme. Ndërgjegjësimi i konsumatorëve dhe ndryshimi i zakoneve të blerjes janë hapa kyç për të arritur këtë qëllim.

Kur zgjedhim të mos përdorim produkte plastike të panevojshme, kontribuojmë në krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të sigurt për të gjithë.

 

ECMI Kosovo implementon projektin “Cross-Border Green Deal / Marrëveshja e Gjelbër Ndërkufitare”, aktivitetet kryesore të këtij projekti janë: Prokurimi i paisjeve për kompanitë e shërbimeve komunale dhe inspektimit; Trajnime për punonjësit e kompanive të shërbimeve komunale dhe inspektimit; Prokurimi dhe vendosja e ishujve të gjelbër me tabela informacioni; Seminare mbi praktikat e mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Prezantimet e praktikave të mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Publikim mbi Praktikën e Mirë të BE-së në Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta; Hulumtimi mbi strukturën e mbetjeve në disa nga komunat e synuara dhe mundësitë për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve etj.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë* 2014-2020. Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi, specifikisht komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Gjakovë dhe Junik në Kosovë.

Ky njoftim u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohët si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

*Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Request file?

Please confirm that you want to request this file.