Prezantimi i ERAC/Prezentacija ERAC projekta/Presentation of ERAC
Sot, u organizua një konferencë në Prishtinë/Priština për të prezantuar krijimin e Koalicionit të ri dhe projektin katër (4) vjeçarë “Koalicioni të drejta të barabarta për të gjithë (ERAC)“. Konferenca u hap nga Z. Christof Stock, Shef i Operacioneve, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili theksoi rëndësinë e shoqërisë civile në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, implementimit të kornizës ligjore të Kosovës, si dhe bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile dhe institucionet qeveritare. Z. Stock tha se krijimi i ERAC dhe projekti është iniciativë e rëndësishme e cila bashkon shtatë (7) OJQ-të të mesme dhe nëntëmbëdhjetë (19) OJQ në nivel lokal, që punojnë në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave themelore dhe punojnë në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtat themelore të grupeve të rrezikuara dhe/ose të margjinalizuara (GRM-ve) të cilët janë: komunitetet jo-shumicë, gratë, rinia, dhe komuniteti LGBT.
Përveç kësaj, përfaqësuesit e ERAC prezantuan qëllimin e krijimit të koalicionit, cilët janë anëtarët e Koalicionit dhe aktivitetet që do të zbatohen në një periudhë katër (4) vjeçare. Për më tepër, Z. Nenad Rašić, përfaqësues i Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Personat e Zhdukur dhe Peticion, Z. Hilmi Jashari, Avokati i Popullit i Kosovës, si dhe Znj. Sadete Demaj-Kajtazi Koordinatore në Zyrën për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministri folën edhe për institucionet që përfaqësojnë dhe gatishmërinë e tyre për të mbështetur ERAC në arritjen e qëllimit të përgjithshëm të projektit.
Klikoni për komunikatën e plotë në Shqip, Serbisht dhe Anglisht.