Kumtesë për Media: PAJISJE TË REJA PËR QENDRAT SHËNDETËSORE NË RAJONIN E DUKAGJINIT.
Pajisje të reja për mbrojtjen e shëndetit riprodhues u prezantuan dhe u dorëzuan zyrtarisht në rajonin e Duakgjinit, të cilat u blenë për qendrat shëndetësore të Spitalit Rajonal të Pejës dhe Gjakovës si dhe për qendrat kryesore të mjekësisë familajre në Klinë, Istog dhe Deçan në kuadër të projektit CARES 2, i cili po zbatohet në Kosovë nga ECMI Kosova. Vlera totale e pajisjeve të blera është 53,720.00 EUR, e cila përbëhet nga dy pajisje ultratinguj, kolposkop dixhital me kamerë, amnioskop, aspirator me vakum, tavolinë për lindje dhe ekzaminimi gjinekologjik, monitor për pacient, sterilizues dhe grupe instrumentesh dhe kimikate për testin PAPA. Projekti CARES 2 – Aktivitetet ndërkufitare në sektorin e shëndetit riprodhues financohet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë*. Autoriteti kontraktues për projektin është Ministria e Financave e Malit të Zi – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Fondeve të Mbështetjes së BE-së..
Për kumtesën e plotë: