© 2023 ECMI KOSOVA - All rights reserved.

Latest News

European Centre for Minority Issues in KosovoLatest NewsStudies and HandbooksEnergjia e Ripërtëritshme: E Ardhmja e Pastër e Planetit

Energjia e Ripërtëritshme: E Ardhmja e Pastër e Planetit

Burimet tradicionale të energjisë si nafta, qymyri dhe gazi janë ndër shkaktarët kryesorë të ndotjes dhe ndryshimeve klimatike. Energjia e ripërtëritshme, si ajo diellore, e erës, e ujit dhe biomasa, ofron një alternativë të pastër dhe të qëndrueshme.

Përdorimi i energjive të ripërtëritshme redukton varësinë nga burimet fosile dhe ndihmon në uljen e emetimeve të karbonit. Për më tepër, këto burime janë të pakufizuara dhe të sigurta për mjedisin.

Investimi në energji të gjelbër dhe adoptimi i teknologjive të reja janë hapa të domosdoshëm për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe për të mbrojtur planetin nga efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike.

ECMI Kosovo implementon projektin “Cross-Border Green Deal / Marrëveshja e Gjelbër Ndërkufitare”, aktivitetet kryesore të këtij projekti janë: Prokurimi i paisjeve për kompanitë e shërbimeve komunale dhe inspektimit; Trajnime për punonjësit e kompanive të shërbimeve komunale dhe inspektimit; Prokurimi dhe vendosja e ishujve të gjelbër me tabela informacioni; Seminare mbi praktikat e mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Prezantimet e praktikave të mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Publikim mbi Praktikën e Mirë të BE-së në Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta; Hulumtimi mbi strukturën e mbetjeve në disa nga komunat e synuara dhe mundësitë për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve etj.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë* 2014-2020. Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi, specifikisht komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Gjakovë dhe Junik në Kosovë.

Ky njoftim u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohët si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

*Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Request file?

Please confirm that you want to request this file.