© 2023 ECMI KOSOVA - All rights reserved.

Latest News

European Centre for Minority Issues in KosovoLatest NewsStudies and HandbooksEkonomia Qarkore: Një Zgjidhje për Mbeturinat e së Ardhmes

Ekonomia Qarkore: Një Zgjidhje për Mbeturinat e së Ardhmes

Ekonomia qarkore është një model i ri zhvillimi që synon të eliminojë mbeturinat dhe të përdorë burimet në mënyrë efikase. Në këtë sistem, produktet riparohen, ripërdoren, riciklohen dhe mbahen në qarkullim për sa më gjatë që të jetë e mundur.

Ndryshe nga ekonomia tradicionale që ndjek modelin “merr-prodhon-hidhet”, ekonomia qarkore synon të krijojë produkte me jetëgjatësi të madhe dhe që në fund të mund të kthehen në burime të reja. Kjo ndihmon në reduktimin e ndotjes, në kursimin e energjisë dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Adoptimi i këtij modeli kërkon ndryshime në dizajnin e produkteve, në politikat publike dhe në sjelljet e konsumatorëve. Me një ekonomi qarkore, mund të ndërtojmë një shoqëri më të qëndrueshme dhe pa mbeturina.

ECMI Kosovo implementon projektin “Cross-Border Green Deal / Marrëveshja e Gjelbër Ndërkufitare”, aktivitetet kryesore të këtij projekti janë: Prokurimi i paisjeve për kompanitë e shërbimeve komunale dhe inspektimit; Trajnime për punonjësit e kompanive të shërbimeve komunale dhe inspektimit; Prokurimi dhe vendosja e ishujve të gjelbër me tabela informacioni; Seminare mbi praktikat e mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Prezantimet e praktikave të mira të BE-së në menaxhimin e mbetjeve të ngurta; Publikim mbi Praktikën e Mirë të BE-së në Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta; Hulumtimi mbi strukturën e mbetjeve në disa nga komunat e synuara dhe mundësitë për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve etj.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë* 2014-2020. Si përfitues direkt të këtij projekti janë shteti i Kosovës dhe Malit të Zi, specifikisht komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Gjakovë dhe Junik në Kosovë.

Ky njoftim u përgatit me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e artikullit është përgjegjësi e vetme e Qendrës Evropiane për Çështje të Minoriteteve Kosovë (ECMI Kosova) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohët si pasqyrim i pikëpamjeve të Bashkimit Evropian.

*Ky mbishkrim nuk paragjykon statusin e Kosovës dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Request file?

Please confirm that you want to request this file.