Hulumtim mbi strukturën e mbeturinave dhe mundësitë për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave në komunën e Pejës
1. Hyrje
Ky hulumtim synon të ofrojë një përmbledhje të struktures dhe menaxhimit të mbeturinave në Kosovë, duke u fokusuar veçanërisht në strukturën e mbeturinave në Komunën e Pejës. Së pari, raporti përshkruan situatën e grumbullimit të mbeturinave në Kosovë në mënyrë formale dhe joformale në nivelin lokal dhe qendror. Më pas, raporti fokusohet specifikisht në matjet ne terren në lidhje me sasinë e grumbulluar të mbeturinave në komunën e Pejës. Kjo sasi e mbeturinave do të ndahet në katër stinët e vitit, duke u fokusuar në mundësitë e pakësimit të këtyre mbeturinave dhe duke u përdorur si burim.
Gjithashtu, veprimet të cilat duhet të ndërmirren për të vazhduar për të përmirësuar këtë situatë janë të sygjeruara duke u bazuar në nevojat e personave të përfshirë në këtë çështje dhe duke u bazuar në përvojën e ECMI Kosovës dhe organizatave tjera që punojnë në këtë sektor.
Sistemi i menaxhimit të mbeturinave në Kosovë është disi i komplikuar, ku janë të përfshirë akterë të shumtë të cilët bëjnë grumbullimin e mbeturinave në mënyrë formale dhe joformale. Në nivelin qendrorë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH) ka për detyrë rregullimin e legjislacionit primarë dhe sekondarë dhe organizimin e kornizës së përgjithshme ligjore që prek këtë çështje. Në nivelin lokal, kompanitë regjionale për grumbullimin e mbeturinave i mbledhin ato nga konteniere privat dhe publik, dhe i trasnportojnë tek qendrat e mëdha të grumbullimit të mbeturinave të njohuria edhe si “deponi”.
Paralelisht me strukturat formale, Kosova gjithashtu ka një industri joformale të konsiderueshme të grumbullimit të mbeturinave e cila është e shtrirë në të gjithë vendin. Shumica e akterëve të përfshirë në këtë industri janë grumbulluesit individual joformalë të mbeturinave, të cilët kryesisht janë pjesëtarë të grupeve të margjinalizuara.. Këta individë punojnë në kushte të vështira dhe të rrezikshme të cilët marrin kompenzim të vogël për të bërë këtë punë. Ata mbledhin mbetjet që konsiderohen të vlefshme nga vende të ndryshme ku hudhen mbeturinat dhe i transportojnë dhe shesin tek kompanitë vendore private. Këto kompani janë kompani të vogla të mesme të cilat zakonisht, por jo gjithmonë, janë të licensuara nga MMPH për angazhimin e tyre në menaxhimin e mbeturinave, të cilat më pas i shesin mbetjet e reciklueshme tek kompanitë më të mëdha jashtë vendit. Eksportimi i mbeturinave të reciklueshme në fakt përbën pjesën më të madhe të eksportit të tregut të Kosovës. Në Kosovë nuk ka sistem publik të reciklimit; rrjedhimisht, për të bërë këtë, shteti për të mbushur këtë boshllëk, varet nga kompanitë private, organizatat e shoqërisë civile dhe më së shumti nga grumbulluesit joformal të mbeturinave.
Menaxhimi i mbeturinave komunale është një proces operacional kompleks dhe shumë i kushtueshëm. Komuna është autoriteti më i kompetent i përgjegjshëm me detyrime ligjore në fushën e planifikimit dhe menaxhimit të mbeturinave brenda territorit të saj.
Ky hulumtim gjithashtu fokusohet tek praktikat e mira dhe politikat e Bashkimit Evropian për menaxhimin e mbeturinave si dhe reciklimin e tyre. Kosova si një vend në tranzicion, ka shumë nevoja për rekomandime dhe përcjellje të situates në botë e sidomos në Evropë. Mësimet që mund të mirren nga vendet e zhvilluara për Kosovën mund të shërbejnë si një rrugë e drejtë dhe e rëndësishme e cila edhe mund të lehtësojë shumë punën e institucioneve të Kosovës por poashtu edhe të afrojë akoma më shumë Kosovën ne rrugëtimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Duke e marrë parasysh gjendjen aktuale, shohim që ka nevojë për ndryshime të caktuara, të cilat janë të prezantuara pra në formë të rekomandimeve në kapitullin e fundit.
2. Metodologjia
Ky hulumtim mbështetet mbi të dhëna cilësore të mbledhura nëpërmjet burimeve parësore dhe dytësore si dhe teknikat e mbledhjes së të dhënave. Burime parësore të këtij punimi janë dy (2) intervista të strukturuara të cilat janë bërë me studiues dhe punëtorë të fushave të cilat i analizon ky punim. Ndërsa si burime dytësore përdorë literaturë relevante dhe kredibile duke përfshirë: libra, artikujë e hulumtime të cilat janë shkruar nga autorë/studiues dhe organizata të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare. Këto burime sekondare përfshijnë ndër të tjera materiale dhe publikimet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (KAS), Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë (AMMK), Zyra për Qeverisje të Mirë (ZQM), dokumentet e komunës së Fushë Kosovës, Agjencia Evropiane e Mjedisit (AER), Instituti i Teknologjisë GIS dhe Gjeoprezantuese të Kosovës (IGGTK), Analiza e Bankës Botërore (BB). Të dhëna sekondare të tjera u nxorën duke u referuar në studimet shkencore të botuara në gazetat ndërkombëtare të prestigjuara.
Për më tepër, ky punim është i bazuar në metoda të ndryshme kërkimore si: përshkruese, krahasuese dhe shpjeguese. Si teknika të mbledhjes së të dhënave janë bërë disa vizita në terren për të arritur deri tek sasitë e mbeturinave në komunën e Pejës si dhe strukturën e tyre. Pra, hulumtimi do të përfshijë mbledhjen e të dhënave për sasinë e mbeturinave të krijuara në Komunën e Pejës për vitin 2023 dhe 2024 si hulumtim i vazhdueshëm. Të dhënat e ofruara, të ndara në shifra mujore, do të përdoren për të analizuar variacionet sezonale në gjenerimin e mbetjeve.
Metodat e lartë cekura janë përdorur me qëllim që të sigurojmë një pasqyrë të plotë të sistemit të menaxhimit dhe grumbullimit të mbeturinave në Kosovë, matjeve të sasis së mbeturinave në komunën e Pejës duke i ndarë sipas stinëve të vitit dhe rishikon praktikat e mira dhe politikat e Bashkimit Evropian. Ky hulumtim në fund sygjeron të ndërmirren veprime të cilat kontribojnë në forcimin dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit aktual të grumbullimit të mbeturinave në mënyë që të ofrojë rekomandime për uljen e sasisë së mbeturinave dhe përdorimin e tyre si burim.
3. Rishikimi i literaturës – Konteksti i Kosovës në sistemin e menaxhimit të mbeturinave
Nëpërmjet shqyrtimit të literaturës, do të bëjmë kërkime të burimeve shkencore dhe përmbledhje relevante të tjera duke përfshirë raportet qeveritare, raportet e agjencive, librat dhe artikujt shkencorë të botuar në revista për të siguruar një pasqyrë kritike të njohurive teorike dhe argumentative që e mbështesin dhe lidhen me temën dhe kërkimin tonë.
Një analizë e (IGGTK, 2021 & EEA, 2022), ofron të dhëna dhe informacione rreth sistemit aktual të menaxhimit të pamjaftueshëm të mbeturinave në nivelin e Kosovës që është i dëmshëm për shëndetin publik dhe çon në ndotjen e mjedisit. Niveli i mbulimit me shërbimet e grumbullimit të mbeturinave në vitin 2020 është 60%. Zona urbane ka një shtrirje të shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave në nivel prej 75%, ndërsa zona rurale ka një mbulim prej 41% të popullsisë. (AMMK, 2021), ofron të dhëna për nivelin e mbeturinave vjetore në nivelin e vendit me një sasi të mbeturinave të prodhuara prej 580 milion tonë/vit.
Një pasqyrë e infrastrukturës së trajtimit të mbeturinave në vendin e kazermave dhe depove të paligjshme në Kosovë është përgatitur nën drejtimin e Agjencisë Evropiane të Mjedisit në bazë të të dhënave të siguruara nga (AMMK). Sipas (EEA, 2021), qëllimi për vitin 2020 që 60% e mbeturinave të depozitohen në kazermat sanitarë (financuar nga Agjencia Evropiane për Rindërtim) nuk është arritur, është më pak se 40% dhe pothuajse të gjithë këto kazermat kanë arritur kapacitetin e tyre maksimal. Ndërsa nga sasia totale e mbeturinave të grumbulluara, 50% depozitohen në vende të destinuara zyrtarisht dhe 10% depozitohen në depo të paligjshme. Në Kosovë, nuk ka një sistem të organizuar të ndarjes së burimeve, ndërsa riciklimi bëhet nga kolektorët e paformalizuar të mbeturinave.
Në përgjithësi, kazermat sanitarë, si rezultat i mungesës së infrastrukturës profesionale, konsiderohen fokuset kryesorë për ndotjen mjedisore (zonat me potencial të lartë për ndotjen mjedisore dhe shëndetin e njerëzve) (AMMK, 2012). Kosova aktualisht mbulon 60% të shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave në përgjithësi, e cila është e ulët dhe 75% në zonat urbane dhe zonat rurale mbulohen vetëm me 41% të shërbimeve të grumbullimit të mbeturinave.
Në lidhje me ndikimin në mjedis dhe shëndetin e njerëzve nga trajtimi i pamjaftueshëm i mbeturinave (BB, 2013) në studimin e zhvilluar, paraqitet pasojat e menaxhimit të dobët dhe të pasiondërtuar të mbeturinave të prodhuara nga shtëpitë, industria, spitalet dhe materialet e rrezikshme. Përveç kësaj, hedhja e pa kontrolluar ose e kontrolluar dobët e këtyre mbeturinave, djegia e pa kontrolluar në hapësira të hapura dhe hedhja e paligjshme pranë lumenjve shkaktojnë pasoja serioze për mjedisin dhe shëndetin. Si rezultat, kemi një rritje të ndotjes së ajrit (emisioni i pjesëcave metani në ajër), pastaj shpërndarja e ndotësve në tokë shkakton dëme ekonomike me një kosto vjetore të parashikuar prej 19 deri në 31 milion euro (0.45-0.75% të GDP-së). Ndërsa për të ndaluar këto efekte dhe në mënyrë që të zvogëlohet gradësia e rrezikut mund të bëhet duke ulur nivelin e prodhimit të mbeturinave përmes zbatimit të legjislacionit të mbeturinave dhe aplikimit të standardeve dhe teknikave të trajtimit të mbeturinave.
Në lidhje me zbatueshmërinë e strukturës ligjore (EEA, 2022) siguron informacionin se Kosova, si dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor, kanë sfida në zbatim për shkak të kapaciteteve administrative të pamjaftueshme të institucioneve udhëheqëse dhe përgjegjëse, mungesës së bashkëpunimit ndërinstitucional, mekanizmit të ulët të zbatimit të planeve vepruese në nivel qeveritar dhe komunal dhe mungesës së buxhetit. Duke marrë parasysh se mbeturinat në Kosovë nuk trajtohen (EEA, 2022), kjo gjithashtu ndikon në gradën e rrezikut në mjedis dhe shëndetin e njerëzve. Statistikat e gjenerimit të mbeturinave komunale (2015-2020) kanë rritur në Kosovë dhe sipas (ASK, 2021) gjatë viteve, sasia e mbeturinave ka shkuar nga 0.50 kg/inhabitants në ditë (viti 2015) në 0.69 kg/inhabitants në ditë (viti 2020).
Një nga strategjitë në zvogëlimin e shkallës së mbeturinave të përgjithshme është ndarja e mbeturinave në burim që lidhet me sjelljen individuale. Në këtë kuptim (Chen, Jin, Wang, Wu, Long, 2021), në studimin e tyre kanë theksuar se ndarja e mbeturinave në burim është e rëndësishme për zvogëlimin e mbeturinave dhe që përdorimi i këtyre materialeve mund të bëhet efektivisht. Autorët theksojnë se sjellja humane është e lidhur me dijen dhe ndërgjegjen e ngritur në lidhje me mjedisin, çka çon në ndërtimin e qasjeve pro-mbrojtëse të mjedisit. Ngjashëm me këtë koncept, sjelljet individuale pro-ndarjes së mbeturinave referohen në gradën e njohurive të përgjithshme që individët posedojnë në lidhje me këtë fushë. Ka një marrëdhënie psikologjike midis dijes së sjelljes dhe besimit të konstruktuar. Me një rëndësi të barabartë në potencialin e rikuperimit të materialeve të riciklueshme, autorët (Maletz, Dornack, Ziyang, 2018), japin argumente për ciklin natyror të burimeve natyrore, duke theksuar se ne përdorim burime dhe materiale për të prodhuar mallra për konsum.
Megjithatë, për shkak të mungesës së praktikave të menaxhimit të duhur, njerëzit nuk përdorin mbeturinat nga procesi i konsumit, duke e kthyer atë në mbeturina. Ky ndërgjegjim dhe mungesa e trajtimit prek rrugën natyrore për të kthyer këto materiale në vendin e tyre origjinal. Zbatimi i sistemit të ndarjes së mbeturinave në burim na ndihmon të kemi potencialin në rikuperimin e materialeve dhe rritjen e efikasitetit të përdorimit të tyre. Është kështu një hap i dobishëm drejt këtij cikli natyror. Ndarja e mbeturinave në fraksione të pastra sipas llojit, rrit shkallën e riciklimit të materialeve nga mbeturinat solide. Shtëpitë familjare janë pikat esenciale ku krijohen mbeturinat, prandaj, klasifikimi dhe ndarja në burim fillon këtu. Hulumtuesit (Nemat, Razzaghi, Bolton, Rousta, 2019) gjithashtu shohin ndarjen e mbeturinave me sortim mekanik (manual) i cili bëhet në qendrat dhe pikat e grumbullimit të mbeturinave të vendosura sipas llojit të materialeve të riciklueshme.
Niveli i ndarjes së mbeturinave në burim është i lidhur me nivelin e kënaqësisë së grumbullimit të mbeturinave në zonat e tyre, me nivelin e zbatimit të masave administrative (detyrime ligjore), me masat ekonomike (tarifat dhe taksat), me masat fizike (vendosja e kontejnerëve për ndarjen e mbeturinave) dhe me nivelin e mirë informacionit që bazohet në fushatat e organizuara dhe stimujt e ofruar. Sigurimi i kushteve teknike të kënaqshme për ndarjen e mbeturinave është themelor për pjesëmarrjen e individëve në ndarjen e mbeturinave në burim që siguron shkallë të larta të ri-përdorimit dhe riciklimit të mbeturinave (Stoeva & Alriksson, 2017).
Për ndarjen e mbeturinave në burim (Gamaralalage, Ghosh, Onogawa, 2021) argumentojnë në studimin e tyre se për një sistem menaxhimi të integruar dhe të qëndrueshëm të mbeturinave në qytetet e zhvilluara, sistemet e veçanta të grumbullimit të mbeturinave janë një nga veprimet më të rëndësishme të këtij procesi që kërkon përfshirjen e të gjithë aktorëve të institucioneve komunale, operatorëve publikë dhe privatë të shërbimeve të mbeturinave si dhe operatorëve që kryejnë procesin e riciklimit. Vullneti politik dhe qeverisja e mirë komunale, veçanërisht roli i kryebashkiakëve të qyteteve, ofrojnë mundësinë për zbatimin e skemave të suksesshme të alokimit të burimeve si një burim në zhvillimin e ekonomive lokale.
Një studim i një natyre të njëjtë që fokusohet në lidhjen mes sistemit të cilësisë së menaxhimit të mbeturinave dhe zbatimit të planeve të menaxhimit të mbeturinave komunale (Sadekhia, Asadi, 2020) nënvizon rolin e komunitetit dhe ndarjen e mbeturinave në burim që janë të veçantë për rëndësinë. Përveç kësaj, cilësia e materialeve të riciklueshme është drejtpërdrejt e varur nga procesi i ndarjes në burim të mbeturinave sepse zvogëlon koston e riciklimit të materialeve dhe në të njëjtën kohë mundëson rritjen e efikasitetit të sistemit për kthimin në materiale të përdorshme, duke përfshirë edhe përfitimet ekonomike dhe mjedisore të tjera. Mbledhësit jo-formal të mbeturinave luajnë një rol të rëndësishëm në grumbullimin e mbeturinave të riciklueshme dhe kanë një impakt shoqëror (EEA, 2021). Veprimtaria e tyre është grumbullimi i mbeturinave të riciklueshme si plastika, metale, letër, karton, bateri, mbeturina elektrike që shiten në ndërmarrje të vogla dhe të mesme dhe pastaj eksportohen në vende të ndryshme. Mbledhësitjo-formal zakonisht vijnë nga grupet e margjinalizuara, të varfëra që sigurojnë mbijetesën individuale dhe familjare nëpërmjet shitjeve. Në lidhje me grupin dhe komunitetin që vijnë nga grupet e margjinalizuara të përfshira në sektorin informal (ZQM, 2021), gjatë zhvillimit të analizës ata fokusojnë vëmendjen se komuniteti RAE është nënvlerësuar në punësim në institucionet publike dhe ka një shkallë të lartë të papunësisë. Analiza ofron të dhëna se ky komunitet prodhon të ardhura të vogla dhe të paqëndrueshme kohore nga angazhimi i tyre fizik në punë të vështira në vende të përkohshme me profesionet e zakonshme si mbledhës jo-formal të mbeturinave të ndarë si: hekur, plastik dhe gjëra të tjera nëpërmjet të cilave sigurojnë mbijetesën.
Sipas (Sembiring & Nitivattananon, 2010), mbeturinat janë një koncept subjektiv sipas perceptimeve të njerëzve. Disa persona e konsiderojnë mbeturinat si një rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin. Disa persona i perceptojnë mbeturinat si një shqetësim estetik i qartë. Mbledhësit jo-formal i shohin mbeturinat si një burim të ardhurash.
Autorët argumentojnë se integrimi i sektorit informal në sistemin formal të menaxhimit të mbeturinave mund të jetë pjesë e zgjidhjes për menaxhimin e mbeturinave komunale. Integrimi mund të arrihet përmes partneritetit. Të gjithë aktorët e përfshirë në sektorin informal përfitojnë në promovimin e kapitalit njerëzor dhe shoqëror dhe kështu zhvillojnë një shoqëri gjithëpërfshirëse duke reduktuar dhe eliminuar stigmat shoqërore kundër riciklimit.
Në lidhje me marrëdhënien midis sektorit informal dhe sistemit formal të mbeturinave në nivel lokal (Simatele, Diamini, Kubanza, 2017), ata argumentojnë se ndërsa kolektorët informal të mbeturinave përmes shitjeve krijojnë burime financiare nëpërmjet të cilave e mbështesin veten dhe familjet e tyre, roli i tyre është një faktor kontribuues në reduktimin e gjenerimit të mbeturinave dhe menaxhimin e mbeturinave të qytetit.
Redukimi i gjenerimit të mbeturinave dhe menaxhimi i cilësisë siguron një ndikim pozitiv në shëndetin publik dhe mjedisin. Autorët e referojnë harmonizimin dhe integrimin e sektorit informal në sistemin formal përfaqësimit të qeverisë lokale dhe qeverisë së mirë, fleksibilitetit dhe mbështetjes në krijimin e partneritetit publik-privat. Integrimi siguron rritjen e menaxhimit të mbeturinave solide dhe riciklimit. Në lidhje me ndërtimin e marrëdhënieve bashkëpunuese të sistemit formal dhe sektorit informal me sektorët të përpunimit dhe shitjes së materialeve të riperdorshme dhe të riciklueshme (GIZ, 2011), në studimin e tyre ata fillimisht përcaktojnë termin sektor informal me aktivitetet e shërbimeve të mbeturinave të qytetit të gjeneruara nga individët, shtëpitë dhe ndërmarrjet private të vogla që janë të paorganizuara, të pakontraktuara, pa taksë dhe të pa raportuara nga autoritetet zyrtare. Studimi i kryer në gjashtë qytete të ndryshme me të ardhura të ulëta dhe të mesme të botës synon të informojë për hartimin e politikave për të zhvilluar procesin e integruar të menaxhimit të mbeturinave të ngurta së qytetit të quajtur Modernizimi si një ide që ofron një qasje integrale. Rekomandimi i këtij hulumtimi është që rëndësinë themelore që autoritetet lokale duhet të kushtojnë në ndërtimin e një modeli të caktuara të praktikave të mira të organizimit që lidhin dhe sigurojnë marrëdhënie të reja midis sistemit formal dhe informal të menaxhimit të mbeturinave të qytetit.
4. KORNIZA LIGJORE DHE INSTITUCIONALE PËR MBLEDHJEN DHE MENAXHIMIN E MBETURINAVE
Siç e përshkruar shkurtimisht në hyrje të raportit, institucione dhe kompani të ndryshme në të gjithë territorin e Kosovës janë të përfshira në menaxhimin e mbeturinave. Në vitet e fundit, janë miratuar disa instrumente ligjore dhe strategji për të avancuar gjendjen e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë. Ky seksion do të paraqesë përmbledhje të këtyre subjekteve të ndryshme, kompetencat e tyre dhe kornizën ligjore dhe politikave që kanë të bëjnë me këtë temë. Ligji për mbeturina[1] përcakton parimet bazë për mbeturinat, gjithashtu përcakton organet qeveritare kompetente për veprimet e menaxhimit të mbeturinave dhe politikave të ndërlidhura.
Prioritetet për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë, të përmbledhura në Ligjin për mbeturinat, përfshijnë: parandalimin e mbeturinave, përpunimin, riciklimin, shfrytëzimin e mbeturinave, dhe hedhjen e mbeturinave në deponi.[2] Komunat dhe MMPH-ja janë organet kryesore kompetente institucionale për menaxhimin e mbeturinave.
Pra, Ligji për Mbeturinat, Ligji Nr. 04/L-060, është legjislacioni bazë i harmonizuar me udhëzimet e BE-së dhe në funksion të zbatimit të tij, janë miratuar 45 rregullore dhe udhëzime administrative që rregullojnë fushën e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë. Qëllimi kryesor i legjislacionit primar dhe sekondar është mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mjedisit, që synohet të arrihet përmes: shmangies dhe reduktimit sa më të madh të mundshëm të gjenerimit të mbeturinave, ri-përdorimit të komponenteve të përdorshëm nga mbeturinat, zhvillimit të qëndrueshëm përmes mbrojtjes dhe ruajtjes së burimeve natyrore, parandalimit të ndikimeve negative të mbeturinave në mjedis dhe shëndetin e njeriut, si dhe depozitimit përfundimtar të mbeturinave në një mënyrë të pranueshme mjedisore.
Ligji nr. 03/l-040 “Për Vetëqeverisjen Lokale”, 2008[3], përcakton kompetencat e plota dhe ekskluzive në lidhje me interesin lokal në mbrojtjen e shëndetit publik, mbrojtjen e mjedisit në sigurimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve publike, shërbimeve komunale, menaxhimit të mbeturinave, etj.
Ligji nr. 04/l-045 “Për partneritetin publiko-privat[4] – rregullon partneritetin publiko-privat në sigurimin e shërbimeve dhe infrastrukturës publike për grumbullimin, largimin, riciklimin dhe menaxhimin e mbeturinave komunale.
4.1 STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE NË KOSOVË
Strategjia është një komponent e rëndësishëme afatgjatë e zhvillimit të menaxhimit të integruar të mbeturinave në Kosovë. Një nga strategjithe më të rëndësishme aktualisht është:
Strategjia (2021-2030) për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave në Kosovë[5] – Strategjia e Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave ka orientime strategjike në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe përfaqëson qasjen e qeverisë për menaxhimin e integruar të mbeturinave të ngurta (IMMS). Ky dokument strategjik inkurajon komunat në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për të siguruar shërbime të menaxhimit të mbeturinave për tërë popullsinë përmes:
- Angazhimi drejtpërdrejt.
- Kompanitë rajonale me licencë (KRM).
- Sektori privat.
Strategjia është përbërë nga objektivat strategjike dhe objektivat specifike si në vijim:
Objektivi strategjik 1: Zhvillimi i një gjenerate të re të shërbimeve dhe infrastrukturës së integruar të menaxhimit të mbeturinave.
Objektivi specifik 1.1: Sigurimi i shërbimeve të rregullta dhe të besueshme të grumbullimit të mbeturinave komunale për tërë popullsinë.
Objektivi specifik 1.2: Zhvillimi i rrjetit të qendrave të integruara të menaxhimit të mbeturinave.
Objektivi specifik 1.3: Zhvillimi i sistemeve dhe infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave jo-komunale.
Objektivi strategjik 2: Profesionalizimi i sektorit të menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit.
Objektivi specifik 2.1: Vazhdimi i ndërtimit të kapaciteteve profesionale në sektorin publik dhe privat.
Objektivi specifik 2.2: Krijimi i një kodi industrial për sektorin e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit në statistikat kombëtare.
Objektivi specifik 2.3: Promovimi i kërkimeve dhe zhvillimit në universitete.
Objektivi strategjik 3: Forcimi i rregullimit dhe kontrollit në sektorin e menaxhimit të mbeturinave duke plotësuar boshllëqet dhe qartësuar mekanizmat zbatues.
Objektivi specifik 3.1: Krijimi i një sistemi të plotë dhe funksional të informacionit për menaxhimin e mbeturinave.
Objektivi specifik 3.2: Zgjerimi i sistemit të licensimit dhe lejimit të menaxhimit të mbeturinave për të mbuluar të gjitha mbeturinat, operatorët dhe qendrat e menaxhimit të mbeturinave.
Objektivi specifik 3.3: Forcimi i mekanizmave zbatues, duke përfshirë komunat dhe inspektorat.
Objektivi strategjik 4: Promovimi i vlerave dhe praktikave të një ekonomie ciklike.
Objektivi specifik 4.1: Ngritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë dhe përfitimet e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit.
Objektivi specifik 4.2 Stimulimi i inovacioneve në parandalimin e mbeturinave.
Objektivi specifik 4.3: Krijimi i sistemeve të ri-përdorimit dhe riciklimit në bazë të konceptit të përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit.
4.2 PLANI I VEPRIMIT (2021-2023) PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETURINAVE NË KOSOVË
Plani i veprimit[6] prezanton dokumentin e listuar me hapat konkrete të rëndësishme dhe detyrat specifike sipas kohës së ndërmarra për të arritur qëllimet e përkohshme (2023) dhe qëllimet finale 2030. Në mesin e indikatorëve kryesorë të qëllimeve strategjike dhe specifike janë:
- Rritja e përqindjes së popullsisë së përgjithshme me qasje në shërbimet e rregullta dhe adekuate të grumbullimit të mbeturinave komunale.
- Rritja e përqindjes së rrjetit të qendrave të integruara të menaxhimit të mbeturinave.
- Krijimi i Sistemit për menaxhimin e veçantë të mbeturinave të ndërtimit dhe shembjes për 45% të popullsisë.
- Zhvillimi i kapaciteteve profesionale në sektorin publik dhe privat, përmes programit të zhvillimit të plotë që do të përmirësojë vazhdimisht aftësitë e sektorit të menaxhimit të mbeturinave dhe aktorëve të tij relevant.
- Përfshirja e profesionistëve dhe bizneseve për të krijuar një industri për menaxhimin e mbeturinave dhe riciklimit.
- Themelimi i kursit (modulit) në Universitet për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Solidë (MIMN).
- Përmirësimi i cilësisë dhe disponueshmërisë së të dhënave. Krijimi i Sistemit të Informacionit për Menaxhimin e Mbetjeve (SIMM), gjithashtu i qasshëm edhe për publikun.
- Zgjerimi i dhënies së licensave dhe lejeve për të mbuluar të gjitha fraksionet, operatorët dhe qendrat e mbeturinave.
- Forcimi i mekanizmave zbatues (komunat dhe inspektorat), përmirësimi i zbatimit të kërkesave ligjore nga gjeneruesit e mbeturinave dhe operatorët.
- Planifikimi i një programi të plotë dhe fushatave të ndërgjegjësimit për të ngritur ndërgjegjësimin për rëndësinë dhe dobinë e menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit.
- Krijimi i bazës ligjore kombëtare për të parandaluar mbeturinat e gjeneruara në nivel lokal përmes sistemit të grantit për inovacion.
4.3 STRUKTURA INSTITUCIONALE PËR MENAXHIMIN E MBETURINAVE NË KOSOVË
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Ministria është autoriteti kompetent për menaxhimin e mbeturinave me kompetencat e mëposhtme:
- Përgatit Strategjinë për Mbeturinat, rregullore që rregullojnë menaxhimin e mbeturinave.
- Përgatit Planin e Veprimit për menaxhimin e mbeturinave.
- Zbaton Strategjinë dhe Planin e Republikës së Kosovës për menaxhimin e mbeturinave.
- Jep licencat për menaxhimin e mbeturinave dhe mbanë evidencë në regjistrat e saj.
- Zbaton marrëveshjet ndërkombëtare për menaxhimin e mbeturinave.
- Përballet me shpenzimet administrative dhe shpenzimet për menaxhimin e mbeturinave të rrezikshme dhe mbeturinave të tjera që nuk janë përgjegjësi e komunës.
- Bënë mbikëqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të masave dhe veprimtarive për menaxhimin e mbeturinave.
Agjencia për Menaxhimin e Mbeturinave në Kosovë
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës është organ kombëtar me këto kompetenca:
- Krijon një bazë të dhënash dhe sistem informacioni për menaxhimin e mbeturinave në harmoni me legjislacionin mjedisor.
- Përgatitja e raporteve për menaxhimin e mbeturinave në Republikën e Kosovës.
- Ofron informacionin e duhur për administratën, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për zbatimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit.
- Zhvillon dhe koordinon sistemin unik informativ për mbrojtjen e mjedisit lidhur me sistemin e monitorimit të gjendjes së mjedisit në Kosovë, si dhe mbledh të dhëna për mjedisin.
Edhe pse institucionet qeveritare kanë mandate të ndryshme, dhe komunikimi dhe bashkërendimi i tyre mund të përmirësohet, secili prej tyre mbetet një faktor kyç për sa i përket gjendjes së menaxhimit të mbeturinave dhe riciklimit. Kosova ka miratuar Direktivën e BE-së për paketimin e mbeturinave.[7] Dhe ndërsa korniza ligjore e Kosovës për menaxhimin e mbeturinave është në përgjithësi në përputhje me direktivat e BE-së, zbatimi i akteve ligjore ballafaqohet me probleme të shumta. Si rezultat Kosova nuk është në gjendje për të përmbushur standardet e BE-së për mbrojtjen e mjedisit, që për pasojë, do të thotë se ka ende rreziqe të konsiderueshme shëndetësore për qytetarët.[8] Për të adresuar dhe kapërcyer këto sfida, duhet të miratohen masat për përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e mjedisit, politikat duhet të zhvillohen në përputhje me standardet evropiane dhe duhet të përmirësohet kapaciteti institucional i qeverisjes në të dy nivelet atë qendrore dhe lokale.[9]
4.4 KOMPANIA PËR MENAXHIMIN E DEPONIVE NË KOSOVË (KMD)
Kompania për menaxhimin e deponive në Kosovë SH.A (KMD) është një ndërmarrje qendrore, në pronësi publike e themeluar me Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet publike. KMDK është një shoqëri aksionare, e regjistruar në përputhje me Ligjin Nr. 02/L-123 për Shoqëritë tregtare. KMD është kompania e vetme e licencuar e autorizuar dhe mandatuar për të menaxhimin dhe ruajtjen e deponive rajonale sanitare në Republikën e Kosovës.[10] KMDK operon katër (4) deponi sanitare dhe një (1) Qender transferi të cilat shërbejnë si pika të zbrazjes/grumbullimit të mbeturinave të grumbulluara dhe transportit të tyre në deponi nga kompanitë regjionale të mbeturinave, si dhe kompanitë private të angazhuara në mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave. Deponitë dhe qendra e transferit janë të vendosura në komunat në vijim:
- Depnia sanitare në Mirash (Prishtinë)
- Depnia sanitare në Dumnicë (Podujevë)
- Deponia sanitare në Landovicë (Prizren)
- Deponia sanitare në Velekincë (Gjilan)
- Qendra e transferit (Ferizaj)
Deponitë janë të hapura edhe për kompanitë publike edhe ato private të cilat angazhohen në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, në marrëveshje me KMDK-në. KMDK u shërben rreth 23 klientëve në total, duke filluar nga kompanitë regjionale të mbeturinave, kompanitë komunale të mbeturinave, si dhe kompanitë private që merren me mbeturinat dhe produkte të të tjera të ndërlidhura.[11] KMDK kishte një qarkullim prej pak më shumë se 1 milion euro për vitin fiskal 2013.[12] Marrëdhëniet e KMDK-së me disa kompani regjionale të mbeturinave janë të tendosura për shkak të pretendimit të mospagesës së faturave, megjithatë, kompania ka refuzuar të pranojë mbeturina nga kompanitë regjionale të mbeturinave “Pastrimi “dhe” Ekoregjioni “disa herë në të kaluarën.[13]
4. SEKTORI JOFORMAL I GRUMBULLIMIT TË MBETURINAVE NË KOSOVË
Menaxhimi i mbeturinave është një industri komplekse në Kosovë, që përfshin një sere aktorësh publikë dhe privatë në nivel komunal dhe nacional. Mbeturinat në përgjithësi grumbullohen në pika të caktuara të grumbullimit nga kompanitë regjionale të mbeturinave, dhe hedhen në deponitë ekzistuese pa asnjë lloj klasifikimi apo përzgjedhjeje, organizimi ose përpunimi të mëtejshëm. Strategjitë e qeverisë dhe të ministrive që merren me menaxhimin e mbeturinave ekzistojnë, dhe janë duke u zbatuar, edhe pse shumë ngadalë.
Materiale të mbledhura në një qendër të grumbullimit të materialve të riciklueshme në Kosovë. © ECMI Kosova
Zinxhiri i menaxhimit të mbeturinave është i përbërë nga disa aktorë që përfaqësojnë forca konkurruese, por edhe komplementare- në tregun e mbeturinave.
Kompanitë publike rajonale grumbullojnë mbeturinat nga pika të caktuara të grumbullimit në zonat urbane dhe rurale dhe pastaj transportojnë ato mbeturina në deponi të caktuara të menaxhuara nga Kompania për menaxhimin e deponive të Kosovës, një tjetër ndërmarrje në pronësi publike.
Kompanitë private të angazhuara në mbledhjen e mbeturinave, menaxhimin dhe përpunimin e blerjes së pa klasifikuar, mbeturinave të papërpunuara dhe të materialeve të tjera me vlerë nga më shumë se një burim. Këto kompani blejnë mbeturina nga zinxhirët e supermarketeve, ndërmarrjeve private dhe publike, si dhe nga mbledhësit joformalë të mbeturinave.[14]Këto kompani zakonisht janë të licencuara
nga MMPH-ja për kryerjen e shërbimeve të ndryshme të mbledhjes së mbeturinave, transportit, ruajtjes, menaxhimit dhe të përpunimit të mbeturinave. Pjesa më e madhe e mbeturinave të grumbulluara dhe të përpunuara nga kompanitë shitet si eksport.[15]
Aktorët e fundit, janë mbledhësit joformalë të mbeturinave të cilët kryesisht i takojnë komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Mbledhësit joformalë individualë të mbeturinave janë lidhja themelore në mes të kompanive formale dhe joformale të sektorit të grumbullimit të mbeturinave.
Materiale të mbledhura në një qendër të grumbullimit të materialve të riciklueshme në Kosovë. © ECMI Kosova
Mbledhësit joformalë të mbeturinave shkojnë nëpër kontejnerët publikë të mbeturinave, në pronësi dhe të menaxhuar nga kompanitë regjionale të mbeturinave, në një territor të caktuar komunal dhe përzgjedhin mbeturinat të cilat pastaj i shesin tek kompanitë private të angazhuara në mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave. Përveç grumbullimit të mbeturinave nga kontejnerët publikë të mbeturinave, ata gjithashtu në mënyrë creative gjejnë burime të reja të mbeturinave në vende joformale të hedhurinave. Mbledhësit joformalë të mbeturinave – që përfaqësojnë grupin më të madh të mbledhësve të paregjistruar dhe joformalë të mbeturinave në Kosovë – në përgjithësi nuk janë të organizuar rreth një strukture formale, nuk kanë marrëveshje zyrtare me kompanitë private, dhe vijnë nga pjesët më të varfra dhe më të margjinalizuara të shoqërisë.Mbledhësit joformalë të mbeturinave nuk janë të licencuar nga MMPH-ja ose ndonjë autoritet tjetër përkatës, siç kërkohet me Ligjin mbi mbeturinat për të gjithë personat juridikë të angazhuar në mbledhjen e mbeturinave. Ata nuk janë të licencuar për një mori arsyesh, arsyeja më kryesore rezulton të jetë njohuria e pamjaftueshme e tyre për kërkesat ligjore dhe një frikë e përgjithshme se pas licencimit ata do të mund të humbnin ndihmat nga skema e ndihmave sociale që aktualisht marrin.
5. KOMPETENCAT E NIVELIT KOMUNAL NË MENAXHIMIN E MBETURINAVE
Sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale,[16] komunat janë përgjegjëse për zhvillimin ekonomik lokal, mbrojtjen e mjedisit lokal, dhe menaxhimin e mbeturinave (si pjesë e shërbimeve publike komunale). Për sa i përket menaxhimit të mbeturinave, të gjitha komunat kanë detyrat si në vijim:
- Krijimin e sistemeve të menaxhimit të mbeturinave në bazë të parimit të hierarkisë së menaxhimit të mbeturinave për territorin e tyre, zhvillimin e planeve lokale për menaxhimin e mbeturinave dhe zbatimin e këtyre planeve;
- Përgatitjen e raportit vjetor për menaxhimin e mbeturinave;
- Rregullimin e përgjegjësive dhe detyrimeve për kryerjen e shërbimeve të menaxhimit të mbeturinave dhe organizimin e menaxhimit të mbeturinave në territorin e tyre.
Është e mundur për 2 (dy) apo më shumë komuna që të krijojnë apo vendosin marrëveshje të përbashkëta për menaxhimin e mbeturinave.[17] Për më tepër, komunat mund të nxjerrin legjislacion, akte nënligjore, të cilat kanë për qëllim të rregullojnë funksionimin e organit kompetent komunal dhe standardet për shërbimet e menaxhimit të mbeturinave.[18]
5 GJENERIMI I MBETURINAVE KOMUNALE
Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA-së)[19] të BE-së nga ana e Kosovës, janë marrë zotimet për ti përmbushur standardet e BE-së në qeverisje. Kjo vlen edhe për zbatimin e përshpejtuar të Ligjit të ri për Mbeturinat (2012), Strategjisë së Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Mbeturinave (SRKMM 2013-2022) dhe Planit të Republikës së Kosovës për Menaxhimin e Mbeturinave (PRKMM 2013-2017).
Megjithatë, kapacitetet institucionale në të gjitha nivelet, si dhe kapacitetet e infrastrukturës janë të pamjaftueshme për t’i plotësuar standardet e BE-së (Raporti për Gjendjen e Mjedisit, AMMK, 2018). Sistemi aktual i menaxhimit të mbeturinave komunale në Kosovë është i paqëndrueshëm në aspektin mjedisor. Mbledhja, transportimi dhe asgjësimi i MK-ve nuk ofrohet për të gjithë, prandaj mbeturinat e pambledhura hidhen ose digjen dhe kjo ndikon negativisht në shëndetin e njeriut si dhe në ujë, ajër, tokë dhe biodiversitet.
Ngjashëm, mbeturinat e rrezikshme (në rrjedhën e mbeturinave komunale) nuk mblidhen, nuk trajtohen ndaras, përfundojnë të deponuara bashkë me MKtë dhe paraqesin rrezik për mjedisin. Ujërat nëntokësore dhe toka janë veçanërisht të kërcënuara në ambientet e vendeve industriale dhe në shumë deponi të papërshtatshme të mbeturinave. Ndarja e mbeturinave në burim pilotohet vetëm në disa komuna, ndërsa mbledhja e mbeturinave të ricikluara vazhdon të bëhet vetëm nga sektori joformal. Sektori i mbeturinave është po ashtu burim për emetimet e gazrave serrë dhe u ka kontribuuar emetimeve në vend me afërsisht 4%, përkatësisht me 380 tonë CO2 në vitin 2012 (Raporti për Gjendjen e Mjedisit, AMMK, 2018).
Nuk ka të dhëna të besueshme dhe të verifikuara për sasinë totale të mbeturinave që gjenerohen në vend. Sidoqoftë, ne duhet të mbështetemi në të dhënat që i kemi nga deponitë sanitare dhe deponitë e tjera dhe në të dhënat nga KRM-të për ta vlerësuar ndonjë shifër të përafërt.
5.1 MBLEDHJA, TRANSFERIMI DHE DEPONIMI I MBETURINAVE KOMUNALE
Sektori i menaxhimit të mbeturinave karakterizohet me nivele të ulëta të efikasitetit, investime private të kufizuara dhe përvojë joadekuate në përdorimin e teknologjisë moderne. Me ndryshimin e Ligjit për Mbeturinat në vitin 2012, komunat janë përgjegjëse për rregullimin e përgjegjësive dhe obligimeve për menaxhimin e mbeturinave dhe për zbatimin dhe organizimin e tyre në territorin e tyre. Ligji gjithashtu specifikon që MM duhet të bëhet nga subjekte të regjistruara, të licencuara dhe të kontraktuara (institucione, kompani publike ose private).
Disa komuna kanë kompani komunale ose kompani private që i ofrojnë shërbimet. Ofruesit e shërbimeve i mbledhin MKtë nga amvisëritë, lokalet afariste dhe institucionet, ndërsa shumë industri dhe shitës më të mëdhenj me pakicë kanë kontrata të drejtpërdrejta me kompanitë publike apo private të mbledhjes së mbeturinave. Sistemi në vend karakterizohet nga shkalla e ulët e mbulimit me shërbim të mbledhjes së mbeturinave (nën 60%). Shërbim të rregullt të mbledhjes së mbeturinave ka kryesisht në zonat urbane (75%), ndërsa shërbimet në zonat rurale u ofrohen vetëm 41% të popullsisë. Infrastruktura e grumbullimit të mbeturinave është e dobët dhe karakterizohet me një numër të pamjaftueshëm të kontejnerëve/shportave (kryesisht të dëmtuara) që shpesh nuk përputhen me sistemin e transportit.
Pajisjet e transportimit të mbeturinave shpesh amortizohen, nuk funksionojnë mirë dhe janë kryesisht të pamjaftueshme për mbulim të plotë me shërbim. Mirëmbajtja e pajisjeve është po aq e pamjaftueshme, ndërsa autoparqet janë në gjendje të keqe. Për më tepër, KRM-të nuk kanë qëndrueshmëri financiare, për shkak të shkallës së ulët të arkëtimit, që supozohet se është ~ 60% (duke mos i llogaritur borxhet e vjetra) dhe ka nevojë për optimizim të kostos në të gjitha kompanitë dhe njësitë e tyre. Në përgjithësi ka njohuri të kufizuara për menaxhimin e integruar të mbeturinave komunale.
Mbeturinat e mbledhura transferohen e pastaj deponohen në shtatë deponi sanitare për MK, katër deponi josanitare dhe disa deponi të mbeturinave inerte. Përveç kësaj, disa komuna mund t’i përdorin stacionet e transferit për deponim të përkohshëm të mbeturinave. Ekzistojnë tri stacione të tilla në Kosovë (Ferizaj, Gjakovë dhe Drenas). Megjithatë, këto stacione të transferit kanë nevojë për avancim të operimit dhe infrastrukturës. Në të ardhmen këto pika mund të përdoren si qendra për ndarjen e mbeturinave ose qendra për grumbullimin e mbeturinave komunale.
6 PËRMBLEDHJE E SITUATËS AKTUALE NË FUSHËN E MENAXHIMIT TË MBETURINAVE NË KOMUNËN E PEJËS
Vlerësimi i gjendjes së menaxhimit të mbeturinave në komunën e Pejës bazohet në raportet periodike të publikuara dhe të përgatitura nga AMMK si autoriteti përgjegjës për krijimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave dhe sistemit të informacionit për Menaxhimin e Mbeturinave (Ligji për Mbeturinat, Neni 14, paragrafi 1.8[20]). Të dhënat burimore të raporteve, të dokumenteve të përgatitur, plani komunal për menaxhimin e mbeturinave u morën nga Komuna e Pejës. Disa të dhëna u morën gjithashtu nga kompania e licencuar për grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave (KRM-Ambienti).
Në Kosovë, përgjegjësitë për menaxhimin e mbeturinave janë të ndara midis institucioneve qendrore dhe lokale. Komuna e Pejës është pjesë e strukturës institucionale të menaxhimit të mbeturinave në nivelin e Kosovës. Brenda organogramit të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin e mbeturinave, komuna ka një rol të rëndësishëm në respektimin dhe zbatimin e legjislacionit në mënyrë të saktë. Komuna dhe KRM Ambineti janë përgjegjëse për organizimin e grumbullimit të mbeturinave. Struktura e organizatës në menaxhimin e mbeturinave në komunë realizohet përmes Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Mjedis. Oficeri për menaxhimin e mbeturinave monitoron cilësinë e shërbimeve të ofruara nga njësia Rajonale e Kompanisë së Mbeturinave në Pejë, dhe çështje të tjera në fushën e menaxhimit të mbeturinave në nivel lokal.
Komuna ka draftuar dhe aprovuar këto dokumente:
- Plani i Menaxhimit të Mbeturinave – Komuna e Pejës 2016–2020.
- Draft – Plani Zhvillimor Komunal i Pejës 2019-2027+.
Sfida e komunës është mungesa e burimeve njerëzore dhe financiare në raport me detyrimet ligjore në zbatimin e planeve në fushën e menaxhimit të mbetjeve.Top of Form
6.1 MENAXHIMI I MBETURINAVE NË KOMUNËN E PEJËS
Karakteristike e përgjithshme e pozitës së Pejës është se; ajo shtrihet në skajin veri-prendimorë të luginës së plleshme të Dukagjinit, para grykës piktoreske, nën shpatët e Alpeve shqiptare (Albanian Alps). Peja shtrihet në luginën e Lumbardhit rrethuar me Alpet Shqiptare. Peja, se bashku me tërë Rrafshin e Dukagjinit, shtrihet ndërmjet gjerësisë veriore gjeografike 45-50 shkallë dhe 42-53 shkallë dhe gjatësisë gjeografike lindore 19 shkallë, 58’ 30’ gjer më 21 shkallë.
Komuna e Pejës ka gjithsej 96,450 banorë. Dendësia e popullsisë është e madhe me rreth 300 banorë në 1 (një) km-2. nataliteti është 34, kurse mortaliteti 7. Peja, është qendër e një regjioni të gjerë me (afro 1.500 km-2), kurse Peja me fshatrat e saja ka 603 km2. Mbrenda kufive administrativ të Komunës së Pejës ka 97 vendbanime të organizuara në 28 bashkësi territoriale. Komuna e Pejës kufizohët me: Istogun, Klinën, dhe Deçanin.
Kurse, me komunën e Plavës, Beranës dhe Rozhajës kufizohët me Malin e ZI. Në anën tjetër, kufizohët me Republikën e Shqiperisë.Territori i Komunës së Pejës përbehët nga dy terësi gjeografike: njëra me klimë kontinentale të shprehur klimë mesdhetare që përfshin përafërsisht 30% të siperfaqës së përgjithshme, dhe vargmalet e Alpeve shqiptare në veriprendim, me një rrjet hidrografik të zhvilluar që ndikon si modifikim i klimës në këtë pjesë.
Komuna e Pejës e vendosur në mes të peizazheve piktoreske të Kosovës, është shtëpia e një komuniteti të gjallë që lufton me sfidat e shumë anshme të menaxhimit të mbeturinave. Me një popullsi që përfshin qendrat urbane dhe zonat rurale, komuna përballet me kompleksitetin e gjenerimit, grumbullimit, trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve. Në sfondin e urbanizimit të shpejtë, ndryshimit të modeleve të konsumit dhe infrastrukturës së papërshtatshme, menaxhimi i mbetjeve të ngurta shfaqet si një shqetësim urgjent që kërkon vëmendje urgjente.
Rëndësia e këtij hulumtimi në komunën e Pejës qëndron në sferën praktike të formulimit dhe zbatimit të politikave. Duke u thelluar në strukturën e mbeturinave në Komunën e Pejës, ky hulumtim synon të zbulojë dinamikën themelore që i jep formë modeleve të gjenerimit të mbeturinave, duke hedhur kështu bazat për vendimmarrje të informuar. Për më tepër, duke eksploruar mundësitë për përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të mbeturinave në përputhje me politikat e BE-së.
Gjendja e menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Pejës përbëhet nga 3 komuna: Peja, Klina, Istogu dhe momentalisht Juniku. Ka një sipërfaqe prej 1366 km2, ndërsa në bazë të regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, i ka 174 235 banorë. Rajoni i Pejës shërbehet nga KRM “Ambienti”, me seli në Pejë, me njësi në Istog, Klinë dhe momentalisht Junik. Mbeturinat e mbledhura nga komunat e Pejës, Klinës dhe Junikut deponohen në deponinë rajonale të Pejës (në Sferkë), ndërsa Istogu mbeturinat i deponon në deponinë ilegale në Tuqep (vendbanim në Komunën e Istogut). Rajoni i Pejës ka mbulesë relativisht të mirë me shërbime të mbledhjes së mbeturinave (72.3%). Peja e ka shkallën më të lartë të mbulimit në rajon (85.1% dhe 17,483 klientë), ndërsa Istogu e ka shkallën më të ulët të mbulimit me shërbime të mbledhjes së mbeturinave (44.3% dhe 3,432 klientë të shërbyer). Shkalla e arkëtimit është 67.9%, ndërsa më e larta është në Istog (77.9%), kryesisht për shkak se një pjesë e madhe e arkëtimit vjen nga institucionet publike, siç është Burgu kombëtar që gjendet në Dubravë. Shkalla më e ulët e arkëtimit është në Pejë, 65.5%. Në këtë rajonjanë identifikuar vetëm 49 deponi, ndërsa indikatori që e tregon numrin e deponive ilegale për km2në këtë rajon është 0.04, që është më i ulëti në vend.[21]
Deponia rajonale e Pejës (Sferkë)
Viti i ndërtimit: 2001 (financuar nga COPI)
Madhësia: 3,6 ha
Zona me lajner të bazës: 3 ha
Lloji i lajnerit të bazës: Gjeomembranë (HDPE)
Kapaciteti total: 1.500 000 m3 *
Deponia u shërben komunave të: Pejës, Deçanit, Klinës dhe Junikut. Gjendja dhe menaxhimi aktual nuk është i kënaqshëm. Procedurat operative të deponisë janë shumë të thjeshta, pa menaxhim të duhur të ujit, trajtim të mbeturinave të ngurta komunale (të përziera), kompaktim të duhur, planifikim apo reduktim të zonës aktive (të hapur) apo parandalim të zjarrit. Nuk dihet as lloji dhe sasia e kimikateve që hidhen në deponi. Për më tepër, për shkak të mosfunksionimit të një stacioni të pompimit për riqarkullim të kullimit, kullimi dhe ujërat e kontaminuar të shiut rrjedhin në mënyrë të pakontrolluar nga zona e deponisë, nga drenazhet dhe daljet, duke i ndotur kështu shumë ujërat sipërfaqësore. Deponia tashmë ka arritur fundin e kapacitetit të deponimit, kështu që ka nevojë urgjente për intervenim.[22]
Shoqata për Pastërti dhe Ambiente të Kosovës (PAMKOS) është themeluar në gusht te vitit 2000 në përputhje me Rregulloren nr. 1999/22 nën statusin e saj si shoqatë.
Asociacioni PAMKOS është themeluar me qëllim që të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit dhe të sigurojë një platformë gjithëpërfshirëse për kompanitë e menaxhimit të mbeturinave në Kosovë.
Aktualisht, anëtarë të Shoqatës janë Kompanitë Rajonale të Mbeturinave të Republikës së Kosovës, respektivisht:
KRM “Pastrimi“ Sh.A. Prishtinë | KRM “Pastërtia“ Sh.A. Ferizaj | “Eco Higjiena“ ShPK Gjilan | KRM “Ekoregjioni“ SH.A. Prizren | KRM “Ambienti“ Sh.A. Pejë | KRM “Çabrati“ Sh.A. Gjakovë |
dhe ndërmarrjet publike lokale respektivisht:
NPL“Higjiena“ Sh.A. Deçan | NPL “Eko Natyra“ Sh.A. Skenderaj | NPL “Përparimi“ Sh.A. Vushtrri | NPL “Ekologjia“ Sh.A. Graçanicë | NPL “Kastrioti” Sh.A. Obiliq |
dhe “Kompania për menaxhimin e Deponive në Kosovë” KMDK, të cilat ofrojnë shërbime të grumbullimit, transportimit dhe trajtimit të mbeturinave, mirëmbajtjen e hapësirave publike, menaxhimin e deponive sanitare (KMDK) si dhe shërbime tjera mjedisore me rëndësi të vaçantë shoqërore për jetën e qytetarëve.[23]
Në Pejë, mbeturinat grumbullohen nga kompania regjionale Ambienti SH.A. Sipas zyrtarëve komunal, rreth 98 përqind e mbeturinave grumbullohet në zonat rurale dhe urbane. Mbeturinat grumbullohen në bazë të planit dinamik lokal dhe kryesisht derë më derë. Ekziston vetëm një pikë grumbulluese e cili është e vendosur afër objektit të kompanisë Ambienti.
Të dhënat e raportuara të vitit 2022 nga komuna e Pejës tregojnë se ekonomitë familjare me qasje në grumbullim të mbeturinave janë në shkallën prej 81.73%. Shkalla e inkasimit të mjeteve për grumbullimin e mbeturinave del të jetë në masën 87.68%. Ndërsa, realizimi i orarit për mbledhjen e mbeturinave është 92.53%, sikurse Sasia e deponimit të mbeturinave në kilogram për koke banori është 50.93%. Peja qëndron e para ne listë në menaxhimin e mbeturinave në mesin e gjithe komunave të Republikës së Kosovës me 98.76% të menaxhimit të mbeturinave.[24]
6.1 GJENERIMI I MBETURINAVE KOMUNALE
Prodhimi i mbeturinave nga aktivitetet humane është një nga problemet që prek mjedisin dhe shëndetin e njeriut. Si rrjedhojë, rritja e nivelit të prodhimit në ekonomi (prodhimi i mallrave dhe shërbimeve) dhe konsumi i tyre çon gjithashtu në rritjen e prodhimit të mbeturinave të ndryshme. Komuna, në përputhje me legjislacionin primar dhe sekondar dhe strukturën institucionale të Kosovës për menaxhimin e mbeturinave, ka hartuar politika efektive të synuara në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe sigurimin e mirëqenies afatgjatë për qytetarët e saj. Bazuar në të dhënat e marra nga raportet e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK- MEMPH) nga shuma totale e mbeturinave të gjeneruara në Komunën e Pejës është llogaritur një mesatare e prodhimit të mbeturinave për banor.
Top of Form
Rajoni | Nr.i banorëve | Nr. i banorëve të shërbyer | Mbeturinat e përziera komunale të grumbulluara (ton/vit) | Nga të cilat të vëllimshme (ton/vit) | Gjenerimi i mbeturinave për kokë banori (kg/ vit) | Gjenerimi i mbeturinave për kokë banori (kg/ ditë) |
Rajoni i Pejës | 174,235 | 148,183 | 56,774.00 | 0.00 | 383.13 | 1.05 |
Burimi: (AMMK 2019)
6.2 PËRBËRJA E MBETJEVE TË KRIJUARA NË KOMUNË
Kompozimi i fraksioneve të mbeturinave (KPMM, 2017) i referohet kërkimeve të kryera nga Agjencia Gjermane për Zhvillim (GIZ, 2011). Në nivel kombëtar, nga totali i mbeturinave të grumbulluara, fraksioni i mbeturinave organike përbën 43%. Fraksioni i mbeturinave të reciklushme përbën 37% ku përfshinë materialet druri, tekstilet, metali, qelqi, letër, materiale kompozite, plastika etj dhe 20% e fraksioneve të mbeturina të tjera janë mbeturina higjienike të pambulueshme si mbeturinat ambulatore që përfshihen brenda mbeturinave komunale. Sipas (KOSID, 2017), vetëm 5% e mbeturinave në Kosovë reciklohen.
Për më tepër, gjatë intervistimit dhe vizitave si në deponin e komunës së Pejës ashtu edhe në kompaninë rajonale KRM Ambienti, është vërejtur që nuk bëhet as ndarja në burim e mbeturinave dhe as në depone. Pas mbledhjes së mbeturinave ato grumbullohen në të njejtin vend dhe rrjedhimisht nuk ka asnje informatë në lidhje me sasië e mbeturinave me fraksione të ndara në komunën e Pejës.
Përqindjet e fraksioneve të mbeturinave:
Burimi: (PKMM, 2017)
6.3 STRUKTURA E FATURIMIT PËR VITIN 2023 NË KOMUNËN E PEJËS
Në këtë tabele kemi paraqitur strukturën e faturimit duke i paraqitur sipas kategorisë së ndarë, pra: Amvisëri, Lokale, Me Kontrat dhe Institucionet.
Paraqitja e faturave të lëshuara sipas muajve dhe kategorive tregon çdo ndryshim rritje ose zvogëlim të faturimit. Ndarja mujore e vitin 2023, shpjegon për çdo muaj sa klient janë lëshuar sipas kategorive ndarëse. Viti 2023 kishte rritje të klienteles të klientëve të rinjë e cila ndikon poashtu edhe ne rritjen e faturimit të kompanisë sonë.
Tabela paraqet strukturen e numrit të klientëve sipas muajve të vitit 2023:
Në këtë tabele kemi paraqitur strukturën e faturimit duke i paraqitur sipas kategorisë së ndarë, pra: Amvisëri, Lokale, Me Kontratë dhe Institucionet.
Paraqitja e faturave të lëshuara sipas muajve dhe kategorive tregon çdo ndryshim rritje ose zvogëlim të faturimit. Ndarja mujore e vitit 2023, shpjegon për çdo muaj sa klient janë lëshuar sipas kategorive ndarëse. Viti 2023 kishte rritje të klienteles në nivel shumë të madh arsyeja ishte sepse angazhimi ne teren u rritë dhe marrjen e veprimeve për regjistrimin e klienteles së re ku ka funksionuar në nivel kënaqëshmerie, ku është rritur numri I klienteles për krahasuar me Janar të vitit 2023 qe ishte 25780 klientë aktiv dhe klientët e dhjetorit të vitit 2023 qe ishin 26496 klientë aktiv del se klientë të rinjë brenda vitit 2023 janë regjistruar 716 klientë.
6.4 NDARJA E MBETURINAVE NË BURIM – RECIKLIMI
Nuk ka raporte për aktivitetet formale të riciklimit të mbeturinave dhe për ndonjë operator të licencuar që merret me aktivizimin e riciklimit të mbeturinave sepse operatorët e licencuar grumbullojnë mbeturinat të përziera dhe i transportojnë në vendin e hedhjes së mbeturinave sanitare në Sferkë.
Ka kompani private që operojnë brenda sektorit të mbledhjes së mbeturinave në mënyrë të paligjshme që grumbullojnë, paketojnë dhe përpunojnë fraksionet e mbeturinave të riciklueshme, kryesisht letër,
karton, alumini, plastik, metale të tjera të riciklueshme, vlera, etj. Këto kompani private kryejnë grumbullimin e materialeve bruto në një çmim të caktuar për çdo fraksion të mbeturinave.
6.5 KOMPOSTIMI
Në komunë, ka raporte për iniciativat e kompostimit të cilat ndodhen në zonat rurale të kompostimit për klientët e shtëpisë, pasi një pjesë e rëndësishme e numrit të përgjithshëm të qytetarëve të komunës jeton në këto zona. Zonat rurale gjenerojnë sasi të mëdha të mbeturinave organike sepse kjo është gjithashtu e lidhur me aktivitetin e tyre bujqësor. Bazuar në këtë fakt, komuna ka një potencial të lartë për gjenerimin e mbeturinave organike, veçanërisht drurin, sepse ka hapësira të mbushura me gjelbërim.
6.6 OPERIMI – GRUMBULLIMI I MBETURINAVE
Pershkrim i shkurter i sistemit operativ:
Sherbimi i grumbullimit të mbeturinave kryhet në dy mënyra:
Me kontinjera 1, 1 m ³ dhe 7 m ³
Derë me derë një here në javë
Në qender të qytetit respektivisht në banesat kolektive sherbimi i grumbullimit dhe bartjes së mbeturinave kryhet 7 ditë në javë,kurse në zonat periferike dhe në fshatra sherbimi kryhet një here në javë.
Tereni i kryerjes se shërbimit sipas ditëve te javes:
Bartja e mbeturinave “derë me derë” (një here në javë)
- Qyteti i Pejës:
Nr. | Dita e javës | Bashkësia Territoriale | Vërejtje |
1 | E hënë | 03,04 |
|
2 | E martë | 08,09 |
|
3 | E mërkurë | 10,11 Një pjesë e 04 | 04 ne mes të rrugëve Beteja e Koshares,Eliot Engëll dhe Lumit të Bardhë |
4 | E enjte | 01,02,07 |
|
5 | E premte | 05,06 |
|
II.Fshatrat e Pejës:
- E hënë: Raushiq,Lybeniq,Sferkë,Graboc,Llozhan,Dobërdol,Jabllanicë e Madhe,
- Jabllanicë e Vogë,Radavc,Gryka e Rugovës
- E martë: Kryshec,Broliq,Rashiq,Osdrim,Dubovë,Katundi i Ri,Qyshk,Pavlan,Ramun,
- Kokaj (Gllaviqicë )
- E merkurë: Baran i Eperm,Kotradiq,Vranoc ,Vitomiricë (Rajoni III ), Loxhë,Zllopek,Dardania III
- E enjte: Baran i Ulët, Çallapek,Kosuriq,Turjakë,Treboviq,Naberxhan,Ruhot,Bllagajë,Nakëll,Llabjan,,Vitomiricë (Rajoni I,II ),Trestenik,Zahaq
- E premte: Buqan,Gllogjan,Llugaxhi,Nepolë,Leshan,Kliqinë,Jabllanicë,Lutogllavë Poqestë,Vragoc,Kërstec,Babiq,Novosellë,Brestovik,Sigë.
- E shtunë: Graboc,Llozhan,Dobërdol,Gorazhdevëc
6.7 OPERIMI – DEPONIMI
Në deponinë e Pejës bëhet deponimi I mbeturinave nga Peja,Klina,Deçani,Junuku dhe disa operatorë privat me kontratë.
Kompania e ka servisin për mirëmbajtjen e kamionave.Në punëtori punojnë dy automekanik,një autoeliktricist,një gomister dhe një saldues – axhustator.
- Nurmi I intervenimeve ne servis
Gjatë vitit 2023 në servis janë bërë 351 intervenime
- Numri I intervenimeve ne deponI
Në depone janë bërë gjithësejtë 32 intervenime
- Numri I intervenimeve ne teren
Në teren janë bërë gjithësejtë 48 intervenime
6.8 MBLEDHJA SEZONALE E SASISË SË MBETURINAVE NË KOMUNËN E PEJËS
Ky hulumtim i sasisë së mbledhjes së mbeturinave është bërë nga shtatori i vitit 2023 deri në fund dhjetorit 2023, për të mbuluar kështu sezonën e vjeshtës në komunën e Pejës.
Tabela më poshtë tregon saktë sasinë e mbeturinave në ton (t) në komunën e Pejës:
Nr. | Muaji | Sasia – Njësia në Pejë | Asgjësimet privat nga Komuna |
1 | Shtator | 2,721.00 t | 69.00 t |
2 | Tetor | 2,872.60 t | 1,138.00 t |
3 | Nëntor | 2,758.10 t | 83.50 t |
4 | Dhjetor | 2,648.60 t | 153.10 t |
5 | Janar | 2,523.30 t | 74.32 t |
6 | Shkurt | 2,489.18 t | 101.09 t |
Tabela që tregon sasinë e mbeturinave të grumbulluara në Komunën e Pejës gjatë sezonës së vjeshtës 2023 dhe dimrit 2024
PËRFUNDIME:
- Përafërsisht gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit janë mbledhur rreth 11,000.30 ton (t) mbeturina.
- Përafërsisht, mesatarja në muaj i bie rreth 2,754.75 ton (t) në muaj.
- Përafërsisht, mesatarja në ditë i bie rreth 105.95 ton (t) në ditë.
- Përafërsisht 0.9 kg / ditë, për kokë banori të mbeturinave gjenerohen në komunën e Pejës.
- Rreth 85% të mbeturinave grumbullohen nga operatorë publik e privat dhe më pas deponohen në deponitë sanitare ose josanitare;
6.9 PRAKTIKAT E MIRA TË VENDEVE TË BASHKIMIT EVROPIAN – POLITIKAT E BASHKIMIT EVROPIAN PËR ULJEN E NIVELIT TË MBETURINAVE DHE RECIKLIMI
Menaxhimi i mbeturinave dhe riciklimi janë bërë tema gjithnjë e më të rëndësishme në të gjithë botën për shkak të implikimeve të tyre për qëndrueshmërinë ambientale, shëndetin publik dhe konservimin e burimeve. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) kanë qenë në krye të zbatimit të strategjive dhe politikave inovative për të adresuar gjenerimin e mbeturinave, minimizimin e depozitimit në shkretirat mbledhëse dhe promovimin e riciklimit. Kjo pjesë synon të japë një pasqyrë të praktikave të mira të adoptuara nga vendet e BE-së dhe politikave nga vetë Bashkimi Evropian në zvogëlimin dhe riciklimin e mbeturinave.
Korniza e Menaxhimit të Mbeturinave të BE-së:
Bashkimi Evropian ka vendosur një kornizë të plotë për menaxhimin e mbeturinave, duke përfshirë direktivat, rregulloret dhe iniciativat që synojnë promovimin e praktikave të qëndrueshme të mbeturinave në të gjitha shtetet anëtare. Një nga direktivat kyçe është “Direktiva për Strukturën e Mbeturinave (2008/98/EC)”, e cila përcakton konceptet dhe definicionet themelore lidhur me menaxhimin e mbeturinave, duke përfshirë parandalimin e mbeturinave, riciklimin dhe rikuperimin.
Politikat dhe Iniciativat Kyçe:
Plani i Veprimit për Ekonomi Cirkulare
Në vitin 2020, Komisioni Evropian prezantoi Planin e Veprimit për Ekonomi Cirkulare, i cili përcakton strategjitë për të promovuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe cirkulare në BE. Plani përfshin objektiva ambicioze për zvogëlimin e mbeturinave, riciklimin dhe promovimin e principeve eko-dizajn. Duke inkurajuar qëndrueshmërinë e produkteve, efikasitetin e burimeve dhe riciklimin e materialeve, plani synon të minimizojë gjenerimin e mbeturinave dhe të maksimizojë rishfrytëzimin e burimeve.
Përgjegjësia e Zgjeruar e Prodhuesit (EPR):
BE-ja ka zbatuar parimin e Përgjegjësisë së Zgjeruar të Prodhuesve (EPR) nëpër sektorë të ndryshëm për të siguruar që prodhuesit të marrin përgjegjësi për gjithë ciklin e jetës së produkteve të tyre, duke përfshirë edhe shkarkimin e tyre eventual. Përmes skemave EPR, prodhuesit janë inkurajuar të projektojnë produkte që janë më të lehta për t’u ricikluar dhe të financojnë mbledhjen dhe riciklimin e produkteve të tyre. EPR ka treguar se është një mjet efektiv në zvogëlimin e mbeturinave dhe në
promovimin e një ekonomie cirkulare.
Direktiva e Deponive:
Direktiva për deponitë e BE-së (1999/31/EC) synon të zvogëlojë sasitë e mbeturinave komunale biodegradues të dërguara në deponitë mbledhëse, duke minimizuar kështu ndotjen ambientale dhe emetimet e gazrave. Direktiva vendos kritere të rrepta për veprimtarinë e deponive, inkurajon zhvendosjen e mbeturinave në metoda të trajtimit alternative siç është riciklimi dhe kompostimi, dhe promovon përdorimin e taksave të deponive për të parandaluar depozitimin në deponitë mbledhëse.
Praktikat më të Mira nga Shtetet Anëtare të BE-së:
Suedia njihet gjerësisht si një udhëheqës në menaxhimin e mbeturinave dhe riciklimit. Përmes një kombinimi të rregullave të ashpra, fushatave të ndërgjegjësimit publik dhe investimeve në infrastrukturë, Suedia ka arritur sukses të shkëlqyer në zvogëlimin e mbeturinave dhe rikuperimin e burimeve. Suedia ka një nga normat më të larta të riciklimit në botë, me më shumë se 99% të mbeturinave të shtëpisë që riciklohen ose përdoren për rikuperim të energjisë.
Gjermania ka zbatuar një sistem të plotë të ndarjes dhe riciklimit të mbeturinave, i njohur si “sistemi dual”. Nën këtë sistem, familjet janë të detyruara të ndajnë mbeturinat e tyre në kategori të ndryshme, siç janë letra, plastika, qelqi dhe mbeturina organike. Komunat bashkëpunojnë me kompanitë private të menaxhimit të mbeturinave për të mbledhur dhe trajtuar materialet e riciklueshme, duke siguruar nivele të larta të riciklimit dhe rikuperimit të burimeve.
Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij kanë bërë hapa të rëndësishëm në zvogëlimin e mbeturinave dhe riciklimin përmes zbatimit të politikave dhe praktikave inovative. Duke pranuar një qasje të ekonomisë cirkulare, duke promovuar përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve dhe duke investuar në infrastrukturën e mbeturinave, BE-ja ka treguar përkushtimin e saj për të arritur një të ardhme më të qëndrueshme dhe efikase në përdorimin e burimeve. Megjithatë, bashkëpunimi, investimet dhe angazhimi publik do të jenë të rëndësishme në përparimin e mëtejshëm të qëllimeve të menaxhimit të mbeturinave dhe në zvogëlimin e ndikimit ambiental të gjenerimit të mbeturinave.
7 PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Duke marrë për bazë rezultatet e hulumtimit të realizuar nga projekti “Hulumtim mbi strukturën e mbeturinave dhe mundësitë për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave në komunën e Pejës”, përfundimet dhe rekomandimet nga shumë nga punëtori me zyrtarët komunal të mjedisit dhe kompanitë e mbeturinave në kuadër të projektit por edhe Strategjinë për Menaxhimin e Mbeturinave 2021-2030 dalin këto rekomandime:
- Harmonizimi i politikave dhe rregulloreve lokale me ato qendrore– nga komunat duhet të bëhet harmonizimi i rregulloreve komunale të mbeturinave me parimet e menaxhimit dhe objektivat e dokumenteve të politikave qendrore (ligjet, strategjitë, planet e veprimit etj.) drejt rritjes së efikasitetit për menaxhimin efektiv të mbeturinave. Nevojiten përpjekje për plane të përbashkëta veprimi për mbeturina ndërmjet komunave të afërta për nga territori, gjeografia, infrastruktura dhe kushtet tjera socio-ekonomike.
- Përfshirja e komunave dhe operatorëve në zhvillimin e politikave– kërkohet që të tejkalohen praktikat e deritashme të anashkalimit të komunave dhe kompanive publike në hartimin e politikave në menaxhimin e mbeturinave nga ana e nivelit qendror (ligje, strategji, plane veprimi etj.). Niveli lokal është ai që ballafaqohet direkt me zgjidhjen e problemeve me mbeturinat e gjeneruara në njërën anë dhe me qytetarin që kërkon menaxhim më të mirë dhe mjedis më të pastër në anën tjetër.
- Aplikimi i praktikave të e mira dhe parimeve ndërkombëtare– politikat e menaxhimit të bazohen në praktika të vërtetuara ndërkombëtarisht të suksesshme siç është Ekonomia qarkore, Piramida e mbeturinave e BE-së, Cikli 3R i menaxhimit (redukto-ripërdoro-riciklo) etj. Parimet ndërkombëtare si “ndotësi paguan” , “përgjegjësia e zgjeruar e prodhuesit” duhet të jenë pjesë praktike e zbatimit politikave menaxhuese në komuna për ndotësit e mëdhenj (kompanitë e mëdha, bizneset etj.). Shteti duhet përfundimisht të obligoj edhe formalisht përgjegjësinë e prodhuesit mbi produktet-mbeturinë si në rastin e qeseve të plastikës si rast suksesi.
- Të dhënat e gjenerimit dhe raportimi për mbeturinat– duhet të sigurohen të dhëna të mjaftueshme dhe të besueshme lidhur me shkallën e gjenerimit të mbeturinave (sipas sasisë, llojit, sektorit, zbërthyeshmërisë) nga operatorët dhe zotëruesit. Kjo siguron kushtet që të përgatiten politika menaxhuese dhe plane operative të bazuara në informata të besueshme për menaxhimit e mbeturinave tyre në të gjitha fazat (mbledhje, transport e deponim). Në pajtim edhe me objektivat e SMM për të dhëna të besueshme dhe vendimmarrje të informuar kërkohet involvim më serioz i akademisë (universiteteve, instituteve kërkimore) në sektorin e hulumtimit dhe zhvillimit.
- Operimet teknike dhe sfidat financiare të operatorëve- për të zhvilluar një gjeneratë të re të shërbimeve të të menaxhimi të komunale duhet të rriten kapacitetet e operative të kompanive të mbeturinave komunale por edhe licencimi i kompanive. Kjo kërkon rritje të buxhetit i cili duhet të siguroj edhe përmirësimin e infrastrukturës operative në zonat urbane (pikat e mbledhjes, kontejnerët, rrjeti i transportit) por edhe të zgjeroj edhe përfshirjen e zonave rurale në menaxhimin e mbeturinave. Mbledhja e tarifave të shërbimit nga konsumatorët të jetë më e rregulluar ligjërisht dhe teknikisht.
- Rritja e investimeve në infrastrukturë dhe resurset njerëzore- për të zhvilluar një gjeneratë të re të infrastrukturës për menaxhimin e mbeturinave komunale duhet të rriten kapacitetet e operative të kompanive të mbeturinave. Me prioritet duhen investime në teknikë dhe kontejner me kapacitete të mjaftueshme dhe teknikisht të operueshëm në zonat (lagjet e qyteteve) me gjenerim më të madh të mbeturinave. Rritja e investimeve siguron shërbime më efikase në njërën anë por kërkon edhe ndërhyrje në tarifat e shërbimit të cilat duhet të jenë transparente dhe të përballueshme bazuar në arsyeshmërinë ligjore e ekonomike. Rruga nga pika grumbulluese deri te pika e fundit në procesin e menaxhimit të jetë sa më e shkurtër dhe efiçiente.
- Ngritja e kapaciteteve njerëzore dhe siguria e stafit- Të mbështeten menaxhmentet e kompanive (bordet udhëheqëse, drejtorët dhe stafi i lartë) për ngritjen e kapaciteteve menaxheriale në principet e ekonomisë së tregut dhe praktikave të mira.
Operatorët e mbeturinave duhet që në tarifat e shërbimeve të llogarisin edhe ruajtjen e shëndetit dhe jetës së stafit operativ në terren dhe zgjidhje teknike që e lehtësojnë punën gjatë fazave të menaxhimit sidomos mbledhjes dhe transportit. Duhet të organizohen trajnim të stafit operativ në terren rreth sigurisë në punë dhe mbrojtjes së shëndetit sipas standardeve profesionale.
- Nismat për ndarje e mbeturinave në burim- duhet të bëhet një pilotim lidhur me teknikalitetet e ndarjes në burim të mbeturinave por edhe menaxhim i tyre si mbeturina të selektuara siç edhe kërkon SMM. Kjo kërkon marrëveshje partneriteti publiko-privat me kompani që do të mbledhin (mbeturinat e plastikës, letrës/paketimit, kanaçeve, mbeturinave ndërtimore dhe mbeturinave të ushqimit) të ndara dhe kështu për t`i larguar nga rrjedha e mbeturinave dhe kontaminimi qysh në burim dhe të largohen nga deponimi tradicional në deponi. Të stimulohen qendrat e mëdha tregtare, sipas praktikave të mira për hapjen e pikave për riciklimin e plastikës si formë e uljes së rrjedhës së plastikës-mbeturinë në deponi.
- Kontejnerët për ndarje në burim- Pjesë e pilotimit për ndarjen në burim do të ishte edhe sigurimi nga ana e kompanive e kontejnerëve me shenjëzim të qartë se ku duhet të hidhet lloji i mbeturinës së caktuar por edhe mjete të caktuara për transportin e tyre. Këta kontejnerë duhet të ishin afër kontejnerëve standard por do të pastrohen në ditë të caktuar jashtë orarit të
kompanisë publike.
- Marrëdhëniet me publikun- kompanitë publike të mbeturinave por edhe aktorët tjerë duhet të intensifikojnë komunikimin me publikun për rezultatet e punës së tyre por edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen. Prioritet t`u jepet kanaleve të komunikimit që arrijnë të gjitha shtresat e popullatës si: mediat lokale (radio e televizione lokale), rrjetet sociale duke ulur informimin përmes mjeteve të shtypura (broshura, revista, gazeta etj.) për të mos kontribuar në ndotje.
- Informimi dhe pjesëmarrja e publikut- duke qenë e rregulluar edhe ligjërisht, informimi i qytetarëve por edhe pjesëmarrja e tyre në vendimmarrjet që prekin interesat e tyre duhet të jenë pjesë e të gjitha operimeve rregullative, teknike e infrastrukturore që lidhen me mbeturinat dhe mjedisin. Kjo do të siguronte transparencën e operimit të sistemit të menaxhimit por edhe do të krijonte besueshmëri për amvisnitë dhe kompanitë në pagesat e shërbimeve.
- Edukimi dhe vetëdijesimi i publikut- duke e parë gjendjen e mjedisit nga mbeturinat, kërkohen fushata të vazhdueshme vetëdijësuese nga institucionet përgjegjëse të nivelit qendror, lokal por edhe kompanitë e mbeturinave mbi pasojat e ndotjes nga mbeturinat në shëndet, ekosistem dhe ekonomi si dhe mënyrat e zvogëlimit të këtyre pasojave. Cak i përhershëm i edukimit për mbeturina të jenë gjeneratat e reja dhe kurrikula e shkollave dhe universiteteve. Të promovohen edhe dhënia e shpërblimeve dhe çmimeve për lagjen, fshatin dhe qytetin më të pastër.
Rekomandimet specifike për Komunën e Pejës:
- Rregullimi ligjor i kompanive që operojnë në sektor– punët më të mëdha në menaxhimin e mbeturinave komunale i kryen KR “Ambienti”. Ka edhe operator privat të pa licencuar që operojnë brenda sektorit të mbeturinave (grumbullojnë, paketojnë dhe përpunojnë fraksionet e mbeturinave të riciklueshme, kryesisht letër, karton, alumini, plastik, metale të tjera të riciklueshme) por që ligjërisht duhet të licencohen për të qenë pjesë e sistemit të integruar të menaxhimit të mbeturinave komunale.
- Investimet në infrastrukturë– Përmirësimi i infrastrukturës së mbledhjes dhe trajtimit të mbeturinave komunale për të përmbushur kërkesat e rritura dhe për të përmirësuar efikasitetin në një komunë si Peja në zgjerim të vazhdueshëm kërkon edhe zgjerim të rrjetit për mbledhje e menaxhim (kontejnerët e standardeve operuese) por edhe rritje të efiçiencës së kompanisë (rrjeti i grumbullimit dhe transportit). Prioritet do t`i jepet: a) zgjerimi i mëtejmë i shërbimeve në zonat rurale ku ende shkalla e mbledhjes dhe menaxhimit është e ultë si dhe b) zonës turistike të Parkut kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” si zonë me potencial të madh turistik dhe zhvillimor.
- Përfaqësimi i komunitetit– Promovimi i pjesëmarrjes së komunitetit lokal të Pejës, duhet të jetë pjesë e menaxhimit përmes informimit të tyre dhe përfshirjes ne vendimmarrje për vendimet menaxheriale kur mund të preken interesat e tyre. Gjithashtu, përmes fushatave të edukimit, ndërgjegjësimit të promovohet roli dhe përgjegjësia e qytetarëve në zinxhirin e menaxhimit të mbeturinave komunale. Të promovohen stimuj individual dhe kolektiv për parandalimin, reduktimin dhe riciklimin e mbeturinave komunale.
- Zhvillimi i politikave lokale– Zhvillimi dhe zbatimi i politikave dhe rregulloreve komunale për të mbështetur praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të mbeturinave komunale dhe për të përmbushur kërkesat e: Ligjit për mbeturina, Strategjisë së Menaxhimit të Mbeturinave dhe direktivave të BE-së. Këto politika (planet komunal e ndër-komunale të veprimit, planet menaxhuese të kompanive etj.) do të zhvillohen dhe harmonizohen me ndihmën e ekspertizës më të mirë dhe të zbatohen sipas praktikave më të mira të vlefshme në rajon dhe BE.
- Planifikimi afatmesëm dhe afatgjatë– nevojitet zhvillimi i planeve strategjike afatmesme dhe afatgjata lokale (komunale dhe ndër-komunale ku operon KR “Ambienti”) për menaxhimin e mbeturinave komunale që kanë prioritet qëndrueshmërinë e sistemit menaxhues, mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e shëndetit publik. Këto plane duhet të vendosin objektiva ambicioz dhe të arritshëm për reduktimin e mbeturinave, promovojnë rritjen e normave të riciklimit të mbeturinave komunale dhe eliminimin e deponive si zgjidhja e vetme. Këto plane duhet të kenë afate të qarta kohore për arritjen e objektivave si dhe indikatorë të matshëm për vlerësimin e suksesit të zbatimit.
- Bashkëpunimi ndër-komunal dhe ndërkufitar: Nxitja e bashkëpunimit me komunat fqinje dhe partnerët ndërkombëtarë për të ndarë burime, ekspertizë dhe praktikat më të mira në menaxhimin e mbeturinave. Komuna e Pejës ndan të njëjta sfida të menaxhimit të mbeturinave komunale me komunat që mbulon KR “Ambienti” por ato edhe i grumbullojnë mbeturinat në të njëjtën deponi rajonale, kështu që edhe qasja e përbashkët do ishte bazë për zhvillimin e një praktike të qëndrueshme të menaxhimit. Peja (por edhe komunat tjera të Kosovë) ndajnë PN “Bjeshkët e Nemuna” dhe NP “Prokletije” të komunave kufitare nga Mali i Zi ku menaxhimi i mbeturinave mund të ndjek përvojat e përbashkëta dhe praktikat e mira në të dy vendet.
- Zhvillim dhe përmirësim i programeve të riciklimit– Duke parë rrjedhën e madhe të mbeturinave komunale dhe shkallën e ultë të riciklimit kërkohet zbatim i programeve të përfshira të riciklimit për të rritur ndarjen e materialeve të riciklueshme me dy opsione sipas studimeve të fizibilitetit: ndarja e mbeturinave në burim apo ndarje gjatë deponimit në deponi. Një program pilot përmes partneritetit publiko-privat (PPP) të zhvillohet për ndarjen e mbeturinave në burim sidomos me kompanitë e mëdha të komunës dhe qendrat tregtare.
- Mbeturinat e ndërtimit/demolimit dhe organike– Sipas të dhënave, problem specifik në menaxhimin e mbeturinave komunale janë dy fraksionet e vëllimshme të mbeturinave. Prandaj prioritet në planifikimet dhe investimet e ardhshme komunale dhe menaxheriale të kompanisë duhet t`u jepet rregullimit të rrjedhës për: a) mbeturinat e ndërtimit/demolimit përmes praktikave të mira ripërdorimit dhe riciklimit dhe b) mbeturinat organike përmes praktikave të kompostimit dhe prodhimit të biomasës (mbeturinat e drurit).
- Deponia rajonale– sipas të dhënave deponia aktuale përveç se përballet me probleme menaxhuese-operacionale dhe ndikime negative mjedisore është edhe e ka të kufizuar edhe kapacitetin e saj deponues (apo fundit të jetës së saj). Komuna e Pejës dhe komunat që i shërben KR “Ambienti” duhet me kohët të fillojnë planifikimin hapësinor dhe financiar të një deponie të re rajonale që do funksiononte me standarde më të mira se deponia aktuale.
- Vend-hedhjet ilegale të mbeturinave komunale– edhe pse sipas hulumtimit numri i tyre në Pejë dhe rajonin ku operon KR “Pastrimi” është më i vogli në Kosovë, duhet të punohet në zvogëlimin e mëtejmë e deri në eliminimin e tyre. Kjo vlen sidomos për zonat me potencial turistik të PK “Bjeshkët e Nemuna” në mënyrë që të evitohet ndikim mjedisor dhe prishja e peizazheve natyrore.
- Rritja e shkallës së arkëtimit për shërbimet– edhe pse ka rritje të arkëtimit, përqindja e mos arkëtimit është ende e lartë (rreth 33% apo 1/3 e resurseve të shërbimit nuk arkëtohen). Peja e ka mbulueshmërinë më të madhe e ka arkëtimin më të ultë, ndërsa Istogu me mbulueshmërinë më të ultë e ka arkëtimin më të lartë sipas KR “Ambienti”. Duhet të punohet në rritjen e arkëtimit sidomos te amvisnitë familjare pasi sipas hulumtimit institucionet publike dhe bizneset qëndrojnë më mirë.
8 LITERATURA
Libra, raporte dhe hulumtime:
- Kosovo Statistics Agency, (2013), Population by Gender, Ethnicity and Place of Residence, 2011
- Kosovo Statistics Authority, (2009), Population, Family Economies by Settlements and Territorial Organization of Kosovo until 2008.
- Kosovo Statistics Agency, (2013), Census of Population, Households and Housing in Kosovo 2011. Final results. Population by gender, ethnicity and place of residence.
- Kosovo Statistics Agency, (2022), Estimate – Population of Kosovo 2021.
- Environmental Protection Agency of Kosovo, (2021), Municipal waste management report in Kosovo, reporting year 2019.
- Environmental Protection Agency of Kosovo, (2022), Municipal waste management report in Kosovo, reporting year 2020.
- Kosovo Statistics Agency, (2021), Statistical Yearbook of the Republic of Kosovo 2021.
- Kosovar Civil Society Consortium for Sustainable Development, KOSID, (2017), Waste management through the Circular Economy, the solution to environmental degradation
- Institute for Development Policy, INDEP, (2018), Waste Management in Kosovo: Identifying the challenges of the sector.
- European Environment Agency (EEA), (2021), Municipal Waste Management in Western Balkan Countries – Country Profile Kosovo.
- European Environment Agency (EEA), (2022), Municipal waste management in the Western Balkan countries
- Institute of GIS and Geospatial Technology of Kosovo (IGGTK), (2021), The current state of sanitary landfills in the Republic of Kosovo.
- Agency for Environmental Protection in Kosovo (AMMK), (2012), Environmental Hotspots in Kosovo.
- World Bank, (2013), Environmental Analysis of Kosovo
- Studimi i parafizibilitetit për zbatimin e një sistemi të integruar të menaxhimit të mbeturinave duke përfshirë: mbledhjen, transportimin, trajtimin dhe deponimin në rajonin e Pejës, ASA, 2014)
- Shahram Sadeghia, Zahra Sadat Asadi, (2020), The effect of an educational intervention based on the Integrated Behavior Model (IBM) on the waste separation: A community based study. ELSEVIER, Clinical Epidemiology and Global Health.
- Feiyu Chen, Yujing Jin, Fang Wang, Meifen Wu, Ruyin Long, (2021), Impact of cognition on waste separation behavior – Nonlinear moderating effect by trustworthiness for links. Journal of Cleaner Production.
- Roman Maletz Christina Dornack, Lou Ziyang (2018), Source Separation and Recycling. Implementation and Benefits for a Circular Economy. The Handbook of Environmental Chemistry.
- Emanda Sembiring & Vilas Nitivattananon, (2010), Sustainable solid waste management towards an inclusive society: Integration of the informal sector. Elsevier, Resources, Conservation and Recycling.
- Danny Mulala Simatele, Smangele Diamini, Nzalalemba Serge Kubanza,(2017), From informality to formality: Perspectives on the challenges of integrating solid waste management into the urban development and planning policy in Johannesburg, South Africa. Habitat International.
- Babak Nemat, Mohammad Razzaghi, Kim Bolton and Kamran Rousta, (2019), The Role of Food Packaging Design in Consumer Recycling Behavior—A Literature Review. MDPI AG. Sustainability; Basel
- Katya Stoeva & Stina Alriksson,(2017), Influence of recycling programs on waste separation behavior, Waste Management.
- Premakumara Jagath Dickella Gamaralalage, Sadhan Kumar Ghosh and Kazunobu Onogawa, (2021), Source separation in municipal solid waste management: Practical means to its success in Asian cities. Sage. Waste Management & Research.
Intervista:
- Intervistë zt. Demir Aligashi, CEO “Recycling Zone
- Intervistë zt. Diedon Berisha, Kryeshef i “KRM Ambienti” në Pejë
Linqe:
- Ligji për mbeturinat, (04-/L-060), 2012.
- Direktiva 94/62/KE për paketimin dhe paketimin e mbeturinave, Parlamenti dhe Këshilli europian, 20 dhjetor 1994.
- Kosovë, Shpenzimet e ndërlidhura për analizën mjedisore të shtetit, Vlerësimi i degradimit të mjedisit, Rishikimi institucional, dhe Rishikimi i shpenzimeve publike për mjedisin Review, Banka Botërore, 2013.
- Programi vjetor IPA për vitin 2012, Menaxhimi i mbeturinave: 09-2012/02, Komisioni Europian,
- Raporti vjetor i aktiviteteve të KMDK-së, Ministria për zhvillim ekonomik, 18 mars, 2013;
- Raporti vjetor i aktiviteteve të KMDK-së.
- Ligjit për vetëqeverisje lokale, (03/l-040), 2008, neni 17.
- Ligji për mbeturinat, neni 15/2
- Ligji për mbeturinat, neni 15 /7
[1] Ligji për mbeturinat, (04-/L-060), 2012.
[2] Ibid, neni 5/5
[3] https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2530
[4] https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2784
[5] https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=42930
[6] https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=42930
[7]Direktiva 94/62/KE për paketimin dhe paketimin e mbeturinave, Parlamenti dhe Këshilli europian, 20 dhjetor 1994.
[8]Kosovë, Shpenzimet e ndërlidhura për analizën mjedisore të shtetit, Vlerësimi i degradimit të mjedisit, Rishikimi institucional, dhe Rishikimi i shpenzimeve publike për mjedisin Review, Banka Botërore, 2013.
[9]Programi vjetor IPA për vitin 2012, Menaxhimi i mbeturinave: 09-2012/02, Komisioni Europian, 2012.
[10]Raporti vjetor i aktiviteteve të KMDK-së, Ministria për zhvillim ekonomik, 18 mars, 2013;
[11]http://www.kmdk-ks.org/?page=1,5
[12]Raporti vjetor i aktiviteteve të KMDK-së.
[13]http://www.kmdk-ks.org/?page=1,4,25
[14] Intervistë zt. Demir Aligashi, CEO “Recycling Zone
[15] Intervistë zt. Demir Aligashi, CEO “Recycling Zone”
[16]Ligjit për vetëqeverisje lokale, (03/l-040), 2008, neni 17.
[17]Ligji për mbeturinat, neni 15/2
[18]Ligji për mbeturinat, neni 15 /7
[19] Marrëveshja e Stabilizim Asociimit – MSA
[20] Ibid
[21] Intervistë zt. Diedon Berisha, Kryeshef i “KRM Ambienti” në Pejë
[22] Studimi i parafizibilitetit për zbatimin e një sistemi të integruar të menaxhimit të mbeturinave duke përfshirë: mbledhjen, transportimin, trajtimin dhe deponimin në rajonin e Pejës, ASA, 2014)
[23] https://pamkos-ks.org/rreth-nesh/
[24] https://kk.rks-gov.net/wp-content/uploads/sites/30/2024/01/Raporti-i-Performances-Komunale-2022.pdf