Konkursi Ndërkufitar i Vizatimeve
Në kuadër të aktiviteteve të projektit Cross-Border Green Deal, ECMI Kosovo ka organizuar një konkurs kreativ të vizatimeve me nxënësit e shkollës fillore “Kelmend Rizvanolli” në Gjakovë. Ky aktivitet pasoi punëtoritë ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit të mbajtura më parë me nxënësit e kësaj shkolle.
Pas dy javësh përkushtimi nga ana e nxënësve u përzgjodhën veprat më të mira, të cilat më pas u dërguan te partneri ynë ndërkufitar, FORS Montenegro për vlerësim. Nga konkurrenca ndërkufitare u shpallën fituese dy vizatime nga Kosova:
- Vepra #7856 nga Albana Krasniqi
- Vepra #7852 nga Donika Vula
Konkursi shërbeu si një platformë frymëzuese për të angazhuar të rinjtë në temën e mbrojtjes së mjedisit dhe për të nxitur kreativitetin përmes artit.